E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femija im ka nevoje per dashuri

Nje femije autik ne radhe te pare ka nevoje per dashurine e te gjitheve. Kjo eshte ndjesia e pare e nje prindi femija e te cilit vuan nga autizmi. Perkthyesi Edmond Tupe eshte njeri nga mijera prinder femije e te cilit vuan nga kjo semundje. Ai pohon per gazeten disa nga problematikat qe ndeshin femijet e tyre por edhe ata si prinder per perballimin e semundjes.


Nderkohe ministri i Shendetesise Petrit Vasili pohoi dje se cdo familje qe ka femije qe vuan nga autizimi ka veshtiresi ndaj dhe po punohet per strategjine e autizimit. Te dhenat mbi barren e semundshmerise ne popullate te pakten 1 e popullsise vuan nga crregullime te spektrit autik.


Nje femije autik ne radhe te pare ka nevoje per dashurine e te gjitheve. Per dashurine e prinderve per dashurine e institucioneve dhe per dashurine e shoqerise - pohon Edmond Tupe i cili jo vetem qe nuk e ka fshehur kurre semundjen e femijes se tij por ai e rrit me dashuri dhe gjithe energjite e tij cdo dite. Nderkohe ai renditi disa probleme te tjera me te cilen ndeshen cdo dite prinderit dhe femijet e tyre.


Sipas tij problemi i femijeve nis me faktin se ata kane nevoje per nje qender te diagnostikimit te hershem sepse semundja e tyre diagnostikohet shume vone cka i demton akoma me shume ata. Duhet te kete psikolog qe te identifikoje kete femije qe ne cerdhe kopsht dhe shkolla 9-te vjecare. Diagnostikimi i tyre i hershem eshte shume i domosdoshem - pohon Tupe duke shtuar se keta femije kane nevoje edhe per qendra ditore ku ata te kalojne te pakten 5-6 ore ne dite nen kujdesin e personelit te specializuar per trajtimin e tyre.


Pagesa e ulet e kujdestareve te femijeve autike eshte nje tjeter problem qe shtron perkthyesi i njohur Tupe i cili thekson se duhet te merren masa qe kjo pagese te rritet. Gjithashtu ai theksoi se prinderit e ketyre femijeve duhet te jene te aktivizuar ne nje shoqate kombetare ku te mbrohen te drejtat e femijeve qe vuajne nga ky autizimi.

Ministria e Shendetesise eshte e ndergjegjshme per veshtiresite e cdo familjeje e cila ka persona me crregullime te spektrit autik. Kete e deklaroi dje Ministri i Shendetesise Petrit Vasili i cili theksoi se brenda muajit tetor do te hartohet strategjia kombetare per autizmin. Brenda ketij viti ne muajin tetor do te kete nje strategji kombetare per autizmin duke e cilesuar ate jo vetem nje problem shendetesor por dhe social. shte futur ne proces perfundimi i strategjise e cila fut ne shinat bashkekohore kete fenomen shume te komplikuar si autizmi - pohon Vasili.


Nderkohe ai pohon se trajtimi eshte kompleks dhe kerkon perqasje komplekse si ne strukturen e sherbimit aftesite e personelit dhe mekanizmat e ndihmes sociale. Trajtimi perfshin pervec barnave qe perdoren per te trajtuar simptomat specifike si hiperaktiviteti edhe programe te modifikimit te sjelljes qe mund te ndihmojne ne integrimin e sjelljes brenda kufijve te pershtatshem shoqerore.



fare eshte sindroma e Aspergerit autizmi
Sindroma e Aspergerit eshte paaftesi qe ben pjese ne spektrin autistik. Diagnoza u jepet atyre qe shpesh konsiderohen ne shkalle te larte te spektrit. dokush qe vuan nga kjo sindrome eshte individ dhe mund te kete prirje dhe veshtiresi te ndryshme. Diagnozat e tjera ne kete spekter perfshijne autizmin dhe autizmin me funksionim te larte.


Sindroma e Aspergerit dhe Autizmi me funksion te larte shpesh nderlidhen. Sindroma e Aspegerit eshte i klasifikuar si crregullim depertues qe zhvillohet kjo do te thote qe ndikon ne cdo aspekt te jetes sone.


fare problemesh kane njerezit me sindromen e Aspergerit

Sindroma e Aspergerit eshte nje gjendje e padukshme. Per arsye se eshte e padukshme njerezit ndonjehere i keqkuptojne te prekurit nga kjo kjo sindrome. Per shkak se eshte e padukshme eshte gjithashtu e veshtire te jepet diagnoza. Shpesh pershkruhet si demtime ne tre grupe apo tri lloj veshtiresish


veshtiresi me marredhenie shoqerore
veshtiresi me komunikim
veshtiresi me imagjinate


Shpesh njerezit me sindrome te Aspergerit jane te interesuar ne gjera te posacme dhe shqetesohen shume nese rregulli ditor iu prishet. Ne vijim jane pershkruar disa pervoja te mundshme prej ketyre tri veshtiresive te personave me semundjen e sindromes Asperger.
Veshtiresi ne marredhenie shoqerore


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›