E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijë kriminelë/Në 24 orë,pranga 6 minorenëve

Një numër i frikshëm pasi vetëm për 24 orë policia e Tiranës ka shoqëruar apo edhe arrestuar 6 të mitur për vepra të ndryshme penale. Kështu komisariatet e kryeqytetit kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të një sërë vjedhjes në Tiranë ku kanë rezultuar të jenë fëmijë nga mosha 12 deri në 16 vjeç. Kështu
1. E.S 16 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, i arrestuar për veprën penale të prostitucionit
2. F.L 16 vjeç, lindur dhe banues në Shkozë, Tiranë, i arrestuar për veprën penale të vjedhjes
3. A.Ç 12 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i shoqëruar për veprën penale të vjedhjes së 12 mijë eurove në një shtëpi
4. A.M 12 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i shoqëruar për veprën penale të vjedhjes së 12 mijë eurove në një shtëpi
5. I.Q 14 vjeç, lindur dhe banues në Krujë, i arrestuar se i ka vjedhur me dhunë një gruaje varësen e floririt
6. E.Gj 15 vjeç, lindur e banues në Laç, i arrestuar se i ka vjedhur me dhunë një gruaje varësen e floririt

Ndërkohë ajo që mbetet ende shqetësim është rritja e numrit të këtyre të miturve ku në disa raste përdoren edhe nga të rriturit, pasi ligjet që janë në fuqi favorizojnë këtë grupmoshë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›