Ambasadorët e BE: Kundër bojkotit të opozitës

Ambasadorët e BE-së janë shprehur kundër bojkotit të opozitës në Parlament. Gjatë aktivitetit për 20 vjetorin e rënies së murit të Berlinit ambasadorja e Çekisë dhe ai gjerman theksuan se bojkoti nuk ndihmon vendin. Ambasadorja e Çekisë, Marketa Fialkova ka deklaruar se bojkoti i opozitës nuk ndihmon në integrimin e vendit, ndaj është me rëndësi dialogu mes partive politke. Sipas Fialokva-s reforma në drejtësi e cila është më kryesorja, nuk kalon pa votat e opozitës. Ambasadori gjerman, Bernd Boschardt nuk ka mbështetur bojkotin e opozitës duke theksuar se të gjitha partië politike kanë përgjegjësi për gjetjen e zgjidhjes .