“Fëmijë të murit” në arte
Në Akademinë e Arteve në Tiranë në sallën e madhe nxënësit e seksionit dygjuhësh të gjimnazit “Sami Frashëri” si dhe me studentët e Universitetit të Tiranës do të japin nën drejtimin e autorit dhe regjisorit nga Berlini, Stefan Neugebauer një kolazh skenik grotesk të titulluar “Fëmijë të murit”. Kjo pjesë teatrore ofron një retrospektivë plot fantazi mbi të shkuarën komuniste të Gjermanisë. Spektatori përjeton murin në perspektivën e qytetarit të asaj kohe të Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGJ). Me rastin e 20-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, regjisori Stefan Neugebauer ka shkruar këtë pjesë teatrale ekskluzivisht për shfaqen me të rinjtë shqiptarë në Tiranë. Paralelet me historinë e Shqipërisë janë shumë të afërta dhe janë integruar qartazi në pjesë në formën e referencave të shumta. Aktorët flasin jo vetëm gjermanisht, por herë pas here edhe shqip, anglisht, madje edhe pak frëngjisht. Njohuritë e gjuhës gjermane nuk janë të domosdoshme për të kuptuar situatat, ndaj pjesa është e kuptueshme edhe për publikun vetëm shqipfolës. Aktiviteti do të zhvillohet në datat 30, 31 tetor dhe 1 nëntor, ora 19:00.