E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca hesht per debatin mes PS-se dhe PD-se

Institucioni i Presidences ka heshtur ne lidhje me debatet mes PD-se dhe PS-se ne lidhje me emrat per Gjykaten e Larte qe kreu i ketij institucioni, Bamir Topi ka cuar ne parlament. Ne lidhje me kete ceshtje, presidenti Topi eshte shprehur ne emisionin Opinion ne TV Klan, kur theksoi se ishte i shqetesuar ne lidhje me vonesen e shkatuar nga Kuvendi per te cuar ne votim emrat e 5 antareve per Gjykaten e Larte te zgjedhur prej tij. Ne lidhje me te drejten e emerimit te kandidaturave, presidenti Topi u shpreh se ishte nje e drejte ekskluzive e institucionit te presidences te zgjidhte edhe emrat qe do te votohen ne Kuvend per antaret e rinje te Gjykates se Larte. Ky pretendim eshte rrezuar nga ana e kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli e cila ka theksuar se presidenca se bashku me Kuvendin duhet te bashkepunojne per keto emerime.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›