Akademia e Sporteve, ne tetor behet universitet
Duke filluar nga tetori i ketij viti, Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi" do te kthehet ne universitet te mirefillte. Lajmin e bejne te ditur burime nga ky institucion i Arsimit te Larte, te cilat shprehen se nje gje e tille do te filloje te zbatohet ne nisjen e vitit akademik 2008-2009. keshtu, Akademia e Sporteve do te funksionoje si te 9 universitetet e tjera te vendit, ndersa titullin "akademi" do ta kete vetem Akademia e Arteve, deri sa edhe ajo te kthehet ne universitet. Kesisoj, studentet do te kryejne 3 vite universitet dhe me pas 2 vjet master. Struktura organizative e Akademise se Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi" perbehet nga senati, rektorati 4 departamente dhe administrata. Ne departamente bejne pjese: Departamenti i shkencave te Edukimit Profesional, Departamenti i Sporteve Individuale dhe kalitese, Departamenti i Lojerave Sportive dhe i Mjekesise Sportive. Sportet Individuale kane zene nje vend te rendesishem ne programet e shkolles tone qe ne fillimet e saj, si lende qe luanin nje rol te rendesishem ne formimin e kuadrove te edukimit fizik dhe sportit, gjithashtu rol te vecante luajne edhe departamentet e tjera