E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët ,17 për qind vuajnë nga sëmundja e anemisë

19 per qinde femrave dhe 5% e meshkujve në vendin tonë janë anemikë. Pjesa më e madhe e tyre në zonat rurale. Kequshqyerja është një nga faktorët që shkakton anemi.

Rreth 17 % e fëmijëve në vendin tonë kanë anemi të theksuar. Sëmundja është më e përhapur në zonat rurale se ato urbane dhe është prezente edhe tek të rriturit. Femrat vuajnë më shumë se meshkujt prej saj. Nga të dhënat e grumbulluara prej studimit demografik shëndetësor, u identifikuan 19% e femrave dhe 5% e meshkujve anemikë. “Sëmundja është prezent edhe te fëmijët. Rreth 17% e tyre në moshën 6-59 muajsh kanë nivele anemie, përfshi këtu 11% e fëmijëve që janë anemikë mesatarë”, - thuhet në studim. Sipas specialistëve, anemia ulet sa më shumë rritet niveli i edukimit të nënës. Sa i përket femrave në moshë të rritur, 16% e tyre konsiderohen anemikë mesatarë, ndërsa 3% e tyre kanë anemi të moderuar. Anemia sipas mjekëve nuk duhet neglizhuar, pasi ka pasoja për shëndetin. Shenjat kryesore të sëmundjes janë lodhje, takikardi, zbehje, gjuhë e lëmuar, thonj të deformuar dhe të thyeshëm (koilonychia). Në ekzaminimin e gjakut shihen eritrocite të vogla dhe me pak hemoglobinë. Niveli i hekurit në serum është i ulët. Të sëmurëve me anemi u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në asorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë asorbimin e hekurit. Për kurimin e kësaj sëmundjeje, në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha perimet dhe të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe hurma është ushqimi kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Anemitë ne i ndajmë në disa lloje sipas origjinës se nga vijnë. Janë nga më të thjeshtat, si anemitë që vijnë nga mungesa e hekurit apo e disa vitaminave, apo anemi që vijnë nga sëmundjet e lindura, qoftë të hemoglobinës, qoftë të disa enzimave që janë në brendësi të eritrocitit. Kemi edhe anemi nga deficite, të cilat vijnë nga mungesa e sintezës në prodhimin e një përbërësi të membramës së eritrocitit.
Një nga llojet më tipike në shqipëri është anemia mesdhetare apo Talasemia. Talasemia është e shpeshtë në vendin tonë. Gjeni i saj ka një frekuencë të rritur, që shkon nga 10-20% në popullatë sipas studimeve të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›