Femijet, a duhet t'i rrahim
Ndeshkimi trupor eshte nje nga format me te dukshme te dhunes ndaj femijeve. Kjo dhune ndodh me shume, pikerisht ne vende ku femijet duhet te jene te mbrojtur, si ne shkolla, familje, apo vende te tjera banimi. Ne shume vende evropiane, shoqeria toleron, madje dhe miraton forma te caktuara te dhunes se zakonshme ndaj femijeve, vecanerisht ne familje. Keshilli i Evropes po ben nje fushate qe t'i binde vendet anetare te ndalojne me ligj ndeshkimin trupor ndaj femijeve, qe perfshin venien dore mbi femijet ne familje, shkolle apo shoqeri. Kjo pasi Keshilli i Evropes vlereson se dhuna kunder femijeve duhet konsideruar si shkelje e te drejtave te njeriut. Ndaj u kerkon te gjitha vendeve te ndalojne me ligj te gjitha format e dhunes trupore, pa perjashtim. Deri tani 47 vende anetare te Keshillit jane angazhuar t'i japin fund kesaj dukurie. Ndersa 18 vende kane miratuar ligje per ndalimin e kesaj dhune dhe te pakten shtate vende te tjera kane premtuar ta bejne kete ne te ardhmen e afert.
Megjithate, a eshte e gatshme shoqeria jone ne Shqiperi qe ta ndermarre kete hap. Dhe ne kete pike, shtrohen dhe pyetje te tjera, si: "A duhet shteti ta ndaloje me ligj rrahjen e femijeve?"; A ka ndonje rast qe ju do ta lejonit perdorimin e ndeshkimit trupor per femijet? Dhe per me teper, sa e perhapur eshte kjo dukuri ne vendin tone.
PRO
Ekspertet ne fushen e psikologjise, vleresojne se ne varesi te zhvillimit ekonomik dhe kulturor, duhet qe t'i permbahen edhe ligjet dhe rregullat. Pedagogu i sociologjise Krenar Hyseni, vlereson se kjo eshte e rendesishme, pasi as edukata qysh ne fillim nuk eshte e njejte, te te gjitha vendet. "Keshtu qe mendoj se cdo vend duhet te kete rregullat e veta, ligjet e veta dhe varesisht prej progresit duhet te ndryshohen dhe gjithnje te shkohet te mosperdorimi i forces ndaj femijeve", vijon dr Hyseni. Megjithate ai shton se per ta eliminuar teresisht kete gje, "eshte dicka e pamundur, joproduktive dhe per rrjedhoje, e pasuksesshme".
Nje qendrim disi te ngjashem ka dhe eksperti tjeter ne fushen e sociologjise, Ramiz Ramadani. Ai thote se dhe ne shoqerine shqiptare duhet te jemi te gatshem te diskutojme dhe te marrim nje qendrim ne lidhje me kete ceshtje. "Shteti nuk duhet ne menyre kategorike ose absolute ta ndaloje perdorimin e forces si mjet edukimi, natyrisht kjo duhet te jete e matur dhe e kufizuar. Pedagogu Ramadani duke u ndalur ne pervojen e mesimdhenies, pranon se "perdorimi nganjehere i nje shuplake me qellim qe nje gje te tille nxenesi te mos e perserise, ka qene e efektshme".
Nga ana tjeter pedagoget qe kane hequr dore nga nje praktike e tille, ballafaqohen me probleme te shumta dhe ne shumicen e rasteve u deshton ora mesimore dhe ne kete menyre edhe procesi mesimor. Per sociologun Ramadani, e njejta gje vlen dhe per prinderit. Ai konstaton se "dhe disa prinderve qe mbajne qendrim shume tolerant, kane pasur efekt te kundert, pasi femijet e tyre kane devijuar nga keshillat e dhena me butesi: "Kjo dukuri ne radhet e shqiptareve nuk eshte me e perhapur si ne te kaluaren, por me pergjegjesi te plote e them se ne te kaluaren me mire ka funksionuar shoqeria ku une jetoj", thekson pedagogu, duke shtuar: "Mendimi im eshte qe perdorimi i ndeshkimit fizik me qellim edukimi duhet te lejohet, por me mase".
KUNDER
Nje qendrim krejt te kundert kane te tjere mesimdhenes njekohesisht dhe prinder. Besnik Hasani eshte i prere ne qendrimin e tij dhe thote se "cdo lloj dhune ndaj femijeve duhet te denohet shume ashper", duke denoncuar faktin se konstatohen shume mesues dhe prinder qe godasin ne shenje ndeshkimi femijet. Per Hasanin, frenimi me ligj i dhunes ndaj femijeve ne Shqiperi, eshte "nje enderr e larget". Ai kujton faktin se "shteti mund te beje gjithcka" dhe shton se "ai, detyrimisht duhet ta ndaloje me ligj": "Eshte e drejte e njeriut. Ne asnje menyre nuk ka askush te drejte te preke femijen me dore. Duke treguar pervojen e jetes se tij aktualisht ne Finlande, Hasani thekson se "une jetoj ne vendin me te bukur, me te ligjshem" dhe shton: "Ketu nuk preket femija me dore dhe nese ndodh, e pret ligji dhe ligji eshte qe ta marrin femijen si prind i paafte".
NDIKIMI
Selim Molla eshte nje tjeter pjesemarres ne debatin per dhunen ndaj femijeve. Ai thote se "nuk duhet te perdorim jo vetem dhunen por as edhe presionin psikologjik ndaj femijeve". Megjithate Molla pranon se "kjo na kerkon me shume mundim e pune per te perdorur metoda te vlefshme edukative, duke i bashkerenduar keto me modelin e shembullit te sjelljes sone si prinder". Sepse sipas Molles, "sjelljen tone, femijet e vezhgojne ne cdo veprim e gjest qe ne kryejme ne familje dhe marredhenie me te afermit tane dhe ndikohen shume prej nesh".
"Aplikimi i masave ndeshkimore ndaj femijeve, duhet te jete ne harmoni me peshen e fajit dhe nivelit te sjelljes se femijes. Ne rast se pesha e fajit dhe sjellja e femijes duhet te ndeshkohet me shuplake dhe ate, ne funksion te mosperseritjes se veprimit apo xhestit per te cilin eshte ndeshkuar, do te reflektohet pozitivisht. Nje gje e tille para se gjithash eshte etike sepse prinderit duhet te jene gjithmone te kujdesshem ne edukimin e femijeve, pra edhe ne vleresimin e veprimeve te tyre"
"Dhuna e frikeson dhe e ben te pandergjegjshem. Por nese shuplaka eshte si ndeshkim me karakter edukativ, atehere ajo kthehet ne objekt qe eshte ne interes te femijes dhe te familjes, per ruajtjen e dinjitetit te familjes permes pengimit dhe eliminimit te veseve te keqija te femijeve. Si prinder, mund te jemi fatlume vetem nese arrijme bashkebisedim me femijet dhe kjo sjell qe ata te reflektojne pozitivisht ne shumicen e rasteve