E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femijet autike hapet qender ne ndihme te autizmit

Fondacioni Femijet Shqiptare realizon hapjen e qendres per te ndihmuar femijet autike. Presidentja e fondacionit Berisha Gati edhe nje strategji kombetare

Nje qender rajone ne ndihme te femijeve autike ka hapur dyert dje ndersa eshte gati nje strategji kombetare per trajtimin e autizmit. Ne ceremonine e perurimit te kesaj qendre realizuar nga fondacioni Femijet Shqiptare ishin te pranishem te gjithe ata qe bene te mundur realizimin e kesaj qendre por edhe perfaqesues te larte te qeverise si Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Shendetesise z. Petrit Vasili. Gjithashtu nuk munguan perfaqesues te trupit diplomatik organizatave nderkombetare qe merren me trajtimin e autizmit prinder qe kane femijet e prekur nga autizmi perfaqesues te medias dhe shume personazhe te njohura qe i jane bashkuar fondacionit Femijet Shqiptare ne krijimin e kushteve per trajtimin e femijeve autike.

Qendra

Kjo qender rajonale per autizmin eshte fryt i punes disa vjecare te gondacionit Femijet Shqiptare dhe presidentes se ketij fondacioni dr. Liri Berishes. Ne fjalen e mbajtur me kete rast ajo theksoi Kjo qender eshte ideuar dhe ndertuar nga fondacioni Femijet Shqiptare si nje dhurate e dobishme per te gjithe ata femije dhe familjet qe jane prekur prej autizmit por edhe problemeve te tjera te zhvillimit. Ajo eshte nje simbol i mrekullueshem i miresise shpreses dashurise njerezore dhe bujarise qe nje numer i madh njerezish e institucionesh treguan. Fjalet nuk shprehin dot te gjithe mirenjohjen gezimin e shpresen tone per ndryshimin qe ajo do te sjelli ne nje vend si i yni qe ka shume nevoje per te. Gjithashtu dr. Liri Berisha theksoi punen kerkimore e shkencore qe kjo qender do te beje ne fushen e trajtimit te autizmit. Kemi hedhur hapat e para drejt kerkimit shkencor dhe jemi drejt perfundimit te nje strategjie kombetare per autizmin ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise dhe Autism Speaks. Per te gjitha keto jemi konsideruar si nje model suksesi e zhvillimi ne rajon qe duhet ne kete pjese te globit. Me inkurajimin e Autism Speaks vendosem te iniciojme bashkepunimin me partnere ne Evropen Juglindore - theksoi ajo. Themeluesi i fondacionit Femijet Shqiptare z. Domenick Scaglione i cili 15 vjet me pare nisi nje pune shume te lodhshme per krijimin e nje fryme solidariteti social. Z. Scaglione vleresoi punen e madhe qe eshte bere gjate ketyre viteve perpjekje qe kane bere te mundur ndertimin e nje qendre moderne per trajtimin e femijeve autike dhe per te mbeshtetur familjet e tyre. Ndersa ministri i Shendetesise z. Petrit Vasili vuri theksin tek standardet e arritura nga kjo qender. Ai theksoi se kjo qender eshte nje shembull ku sherbimet mjekesore ne Shqiperi kane arritur standardet e Bashkimit Evropian. Duke lartesuar punen e bere per ngritjen e kesaj qendre ai falenderoi fondacionin Femijet Shqiptare dhe znj. Berisha qe i kane krijuar kushtet me te mira te mundshme trajtimit te femijeve autik. I pranishem ne ceremoni drejtori i Autism Speaks z. Mark Roithmayr vleresoi punen e bere nga Fondacioni i drejtuar nga ana e dr. Liri Berishes ne keto vite per ndergjegjesimin dhe trajtimin e femijeve autike. Sipas tij Qendra Rajonale per Autizmin ne Shqiperi eshte nje arritje e madhe qe do i vije ne ndihme familjeve me femije autike. Gjithashtu ai njoftoi te pranishmit se projekti me te cilin fondacioni Femijet Shqiptare kishte aplikuar tek Autisn Speaks eshte shpallur fitues nder gjithe projektet e tjera nga e gjithe bota qe kishin aplikuar. Projekti i fondacionit Femijet Shqiptare me financim 200 mije euro per dy vitet e ardhshme financuar nga Autism Speaks parashikon qe ne bashkepunim me Universitetin e Connecticat dhe prof. Debora Fein te konsolidoje me tej trajnimin e prinderve dhe realizimin e Manualit Shqiptar te Edukimit per Prinderit i shoqeruar me nje DVD praktike. Rezultatet e perdorimit te kesaj pakete do te maten me rigorozitet per te percaktuar hapat e metejshme te zhvillimeve te kesaj teknologjie ne te ardhmen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›