E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, kapet i kërkuari për trafik droge

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një personi të shpallur në kërkim për trafik droge. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar "VELCA" është arrestuar 38-vjeçari Alket Llanaj I cili ishte dënuar me 8 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".
 

Sipas policisë 38-vjeçari më datë 17.03.2005 në bashkëpunim me disa persona të tjerë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë ka tentuar të trafikojë 1146 kg lëndë narkotike "Cannabis Sativa", për në shtetin Grek, e cila është gjetur nga kontrolli i ushtruar në kokën e kamionit me targa TR 9195 E.
 

Kapja e këtij shtetasi u bë e mundur ditën e sotme në fshatin Velcë pas informacioneve të marra në rrugë operative pasi ky shtetas prej kohësh fshihej në zonat rurale të fshatrave të rrethit Vlorë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›