Fëmijët, çdo 1000 lindje braktiset një
Në çdo 1 mijë lindje, një fëmijë braktiset në dyert e maternitetit.
Tek “Mbretëresha Geraldinë” në 2007, pothuajse çdo muaj, një i porsalindur nuk është pranuar nga familja. Pak a shumë e njëjta situatë është edhe tek materniteti “Koço Gliozheni” në kryeqytet. Nuk ka rëndësi nëse gruaja që vjen për të lindur jep të dhënat e saj të sakta apo jo. Braktisja e të sapolindurve bëhet me paramendim, dhe madje nënat nënshkruajnë dokumentet ku tregojnë se nuk e duan femijën që sollën në jetë. Me pak të pranuar janë edhe fëmijët me keqformime fizike, të cilët strehohen më pas në shtëpitë e fëmijës. Por përveç fenomenit të braktisjes në maternitet, jo rrallë herë nënat i kanë lënë femijët në rrugë, të futur në një çantë apo arkë. Sipas policisë, këto gra nuk procedohen asnjëherë penalisht, pasi mbrohen nga Kodi i Familjes.