Shkatërrohet banda italo-shqiptare, drejtohej nga kapoja me nofkën “Beks”
ITALI – Shkatërrohet nga policia italiane banda italo-shqiptare e trafikut të drogës dhe falsifikimit të dokumenteve. Aksioni është zhvilluar nga policia italiane në Piaçenca.
Sipas konfirmimit të autoriteteve italiane të bërë publik dje edhe në mediat vendase, mësohet se 17 persona të akuzuar si anëtarë të një organizate italo-shqiptare që merrej me trafikun e drogës, kanë rënë në prangat e policisë. Policia italiane tha se bëhet fjalë për 13 shqiptarë dhe 4 italianë, të organizuar në një grup kriminal, që sipas hetimeve është drejtuar nga 24-vjeçari shqiptar Besim Leka, i quajtur me nofkën “Beks”. Sipas mediave italiane, nëntë nga 14 të arrestuarit kanë përfunduar në burg, ndërsa tetë janë në paraburgim. Gjatë operacionit antidrogë në të cilin morën pjesë edhe forcat e ushtrisë, mësohet se janë sekuestruar dhe dokumente false, armë dhe municione. Organizata vepronte kryesisht në provincat përreth Piaçenzës dhe e kishte qendrën në një pab të qytetit. Sipas hetimeve të policisë, mësohet se grupi kriminal i arrestuar ditën e djeshme kontrollonte një pjesë të mirë të trafikut të drogës dhe shpërndarjes në qytetin ku vepronin anëtarët e bandës italo-shqiptare. Policia tha se detyrat e secilit anëtar ishin të ndara, ndërsa banda dyshohet se është drejtuar nga shtetasi shqiptar, ndaj të cilit u ngritën disa akuza.