Memia: Gati tapitë për 100 mijë ndërtime pa leje
Pas ndryshimit të ligjit dhe miratimit të vendimit nga Qeveria, ALUIZNI ka gati tapitë për 100 mijë ndërtime pa leje.
BLEDAR HOTI
Nga ana tjetër, janë bërë gati për t’u dërguar në qeveri edhe listat e para me pronarët, të cilët do të përfitojnë nga paratë që do të paguajnë të legalizuarit. Në një prononcim për TV Klan, kreu i ALUIZNI-t tregon procesin e ri pas vendimit të para dy ditëve të qeverisë. Çfarë kanë ndryshuar nga tarifat dhe procedurat që duhet të ndjekin qytetarët.
Numri i ekspertëve
“Ne kemi kaluar dy akte ligjore në qeveri. Paketën financiare të procesit, e cila normon grumbullimin, administrimin dhe përdorimin e tyre në zbatim të ligjit, dhe një akt tjetër, i cili ka të bëjë me organizimin dhe funksionimin e agjencisë. Tani ka ndryshuar statusi i ALUIZNI-t nga një institucion që merrej me bashkërendimin e veprimtarisë së të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar, në një institucion ekzekutiv dhe realizues drejtpërdrejt. Në këtë kontekst ne kemi bërë të gjitha përmirësimet dhe hapim tani rreth 30 zyra rajonale lokale, përveç administratës që kemi në të gjitha qarqet. Po kështu kemi rekrutuar deri tani rreth 200 ekspertë dhe do të rekrutojmë edhe 200 të tjerë dhe praktikisht sot në terren në të gjithë Shqipërinë janë mbi 400 ekspertë që punojnë, po azhornojnë dhe po bëjnë të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor të pasurive individuale”.
Tarifat e miratuara
“Ka një tarifë shërbimi që praktikisht po qe se do t’i realizonte gjithë procedurat, do i kalonte pushtetit lokal, tani i kalon Agjencisë, që është një tarifë që paguan qytetari për shërbimet që i bëhen dhe është 4 mijë lekë. Po t’i drejtohej tregut, qytetari do të paguante deri në 100 mijë lekë të vjetra, për të përdorur të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor, sepse kaq është. Por ne për të eliminuar korrupsionin dhe deformimin kemi vendosur që dokumentacionin ta përdorim në një kohë të shpejtë dhe më pas me standardet dhe teknologjinë që ka database-i i pronësisë. Së dyti, është taksa e ndikimit në infrastrukturë, që paguhet 1 dhe 2 për qind e vlerës së përgjithshme të ndërtimit. Është po ajo që është edhe në ligj dhe i adresohet 100 për qind pushtetit lokal për studimet urbane dhe zhvillimin urban të tyre”.
Tapitë dhe kompensimi
“Praktikisht sot janë rreth 100 mijë pasuri në të cilat ka përfunduar e gjithë procedura dhe mbetet vetëm hapi i lidhjes së kontratës së kalimit të pronësisë dhe kompensimit. Dokumentacioni teknik dhe ligjor është i gatshëm dhe është marrë nga zyrat e regjistrimit dhe në momentin që do të hyjë në fuqi edhe paketa financiare, ne do të çojmë në qeveri për të miratuar sipas procedurave të ligjit kalimin e pronësisë dhe kompensimin, sepse janë dy procese që i kemi sinkronizuar. Madje, fillimisht, janë rreth 110 zona në të gjithë Republikën e Shqipërisë që do të çojnë për të realizuar procesin e vendimmarrjes për kompensimin e pronarëve, pastaj paralelisht edhe procesi i kalimit të pronësisë dhe në mënyrë sistematike në të gjithë territorin çdo ditë, çdo javë, çdo dy javë do të ketë një proces zinxhir pa ndërprerje për të kurorëzuar suksesin”.
Tregu
“Sot në treg kemi një kapital rreth 10 miliardë euro kapital i vdekur, që nuk gjenerohet, nuk shitet, nuk blihet, nuk mund të ndërtosh e ta përdorësh si kolateral në sistemin bankar dhe politikat urbane do të bëjnë të mundur që këto të shumëfishohen dhe investimet të realizohen në përputhje me një vizion zhvillues dhe drejt atyre tendencave që përpiqen të gjithë të shkojnë drejt BE-së. Deri tani llogariten rreth 350 mijë objekte pasuri individuale, sepse pallatet janë 50 deri në 100 mijë”.
10 miliardë
euro parashikohet të jetë vlera e objekteve dhe tokës që do të legalizohet. Aktualisht shtëpitë dhe objektet e tjera janë pa vlerë, sepse janë të jashtëligjshme dhe nuk përdoren dot për garanci ose shitblerje
350 mijë
është numri i pasurive, shtëpive ose objekteve të tjera të ndërtuara pa leje dhe në proces legalizimi. Këtyre objekteve i duhen shtuar edhe rreth 50-100 mijë shtëpi të tjera, apartamente ose dyqane të vendosura në pallate pa leje, ose shtesa pallatesh të paligjshme
100 mijë
ndërtime pritet të marrin tapitë. ALUIZNI ka gati të gjithë dokumentacionin dhe do të dërgojë në qeveri listat me emrat e pronarëve, të cilët pritet të marrin shpërblimin për tokën e zënë. Pas kësaj, të “ardhurit” do të përfitojnë tapinë e tokës dhe lejen e objektit të legalizuar.