Godo kthen mjekët në spital
Ministria e re e Shëndetësisë ka vendosur të rikthejë mjekët në postet drejtuese.
ZIRINA LLAMBRO
Që filozofia e Anila Godos do të ishte e ndryshme nga ajo e ish-ministrit Nard Ndoka, nuk kishte pikë dyshimi. Kjo për faktin se ajo vjen nga radhët e bluzave të bardha. Është normale që të mos i mëshojë konceptit të “menaxherit” pas të cilit u kap gjatë ish-ministri, por të mbështetet fort mbi profesionin e mjekut. E në fakt e ka nisur nga më problematikja. Spitali “Nënë Tereza”, qendra më e madhe spitalore në vend, ku hallet nuk kanë të sosur. Për herë të parë në drejtimin e QSU-së vjen një femër. Rexhina Kule, mjeke pediatre do të jetë drejtoresha e re e spitalit. Këtë konfirmuan për gazetën burime të sigurta nga Ministria e Shëndetësisë. Pritet vetëm emërimi zyrtar i saj. Mes kolegësh është pritur fort mirë lajmi për vendosjen e Rexhina Kules apo doktoreshë Xhinës, siç e njohin pjesa më e madhe e tyre. Por nuk është ky ndryshimi i vetëm i ministres së re. Arian Harxhi, një tjetër mjek i njohur do të marrë postin e drejtorit të planifikimit të politikave spitalore, në Ministrinë e Shëndetësisë. “Do të zëvendësojë Edmond Stojkun, i cili për momentin është me pushime dhe nuk është larguar akoma nga puna”, pohuan burimet nga ministria. Të tjera ndryshime priten në radhët e drejtuesve të lartë të ministrisë. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë emërime politike. Ministria e re ka deklaruar se, nuk do të ketë shkarkime mbi bazë bindjesh partiake. Sipas saj, aftësia në punë do të jetë kriteri i vetëm përzgjedhës. Ndërkohë një pjesë e stafit politik të ish- ministrit Ndoka ka dhënë tashmë dorëheqjen. Ankthi në këto ditë ndryshimesh ka përfshirë edhe “të vegjlit”, ata specialistë apo specialiste që në sajë të njohjeve me drejtorët e mëdhenj e kishin gjetur një vend në ministri. Nuk është aspak çudi që “fshesa” të shkojë edhe deri tek ata.
Ministrja takon drejtorin e “Interreg 3”
“Mbështetje në reformimin e shëndetësisë nga rajoni i Pulias”. Kjo ishte garancia që ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, mori dje nga dr. Leonardo Volpicella, dr. i Përgj. i Presidencës së rajonit të Pulias. Gjatë një takimi Volpicella u shpreh se, mes Shqipërisë dhe Italisë do të ketë bashkëpunime të tjera në të ardhmen në shërbim të pacientëve shqiptarë. Gjatë takimit dypalësh u analizua puna për 10 mijë ekzaminime mamografike, 2 transplante veshkash nga dhurues të gjallë të të njëjtit grup gjaku, aktivizimi i ekzaminimeve të pap testit, krijimi i regjistrave të informatizuar të pacientëve uremik, të sëmundjeve infektive dhe vaksinimeve. Rezultatet e tjera të pritshme të projektit INTERREG III, janë ato të realizimit të transplantit të parë të veshkave në Shqipëri nga mjekët shqiptarë. Gjithashtu, aktivizimi i një programi për menaxhimin dhe informatizimin e shërbimit farmaceutik, është një tjetër program i këtij projekti.
Sëmundjet e gjakut, krizë ilaçesh për fëmijët te Pediatria
Spitali Pediatrik vazhdon të vuajë mungesat masive të ilaçeve. Për hemofilikët dhe fëmijët me sëmundje të rënda të gjakut këto mungesa kanë rëndësi jetike. Që prej disa muajsh tashmë nuk ka më faktor 8 të gjakut, medikament ky që nuk mund të blihet apo të sigurohet jashtë spitalit. Zgjidhja alternative ka qenë plazma e gjakut. Kjo ndonëse, zëvendësimi i mjekimit nuk sjell të njëjtat rezultate për pacientët. Për shkak të mungesave të vegjëlve u shtohet numri i transfuzioneve të gjakut. Burime nga pavijoni i hematologjisë në Pediatri pohuan se, njëri nga pacientët hemofilik me vendlindje në Fier është evidentuar të jetë mbartës i virusit të hepatit C, ndryshe e njohur si verdhëza e zezë. Mënyra e infektimit ka rezultuar të jetë infektimi nëpërmjet transfuzionit të gjakut. Analizat shëndetësore janë kryer nga Laboratori i Institutit të Shëndetit Publik. Infektimi me virusin e hepatitit C (HCV) është një ndër shkaqet më kryesore për shkaktimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë. Ndonëse janë një kategori që kërkojnë vëmendje maksimale, të sëmurët hemofilikë shpesh lihen në harresë. Hemofilia është një nga format e çrregullimeve të gjakut më të vjetra, të trashëguara. Trupit të fëmijës i mungon aftësia për të pushuar gjakrrjedhjen (koagulimi) dhe i mungojnë proteinat ose vetitë, që kanë proteinat për të kryer mpiksjen e gjakut. Hemofilia është një sëmundje gjaku e trashëgueshme nga prindërit gjenetikë, e pashërueshme, të cilën e trashëgojnë kryesisht meshkujt. Në trupin e tyre mungon faktori 8 dhe 9, faktori që shërben për mpiksjen e gjakut. Problematike situata është në reanimacion. Thuajse të gjithë antibiotikët që u jepen të vegjëlve pas operacionit, që rezultojnë të jenë edhe më të shtrenjtët, mungojnë. Edhe për to paratë dalin nga xhepat e prindërve. Por nuk janë asgjë krahasuar me ato që kanë paguar për operacionin e fëmijëve të tyre. E për ironi, shumë prej tyre e quajnë detyrim të paguajnë edhe më shumë, mjafton që t’u shpëtojnë të vegjlit. Nga drejtoria e spitalit u premtua se do të zgjidheshin problemet madhore, duke siguruar medikamente me blerje të vogla, por as kjo masë nuk e ka ndryshuar situatën. Në pavijonin e hematologjisë në Pediatri mungojnë edhe citostatikët (medikamente që shërbejnë për trajtimin e sëmundjeve të rënda të gjakut, si leucemia. Vetëm një kurë nga këto ilaçe kushton mesatarisht 100 euro. Këto para duhet t’i japin prindërit e të vegjëlve, të cilët nuk ngurojnë as me para borxh të sigurojnë barërat për fëmijët e tyre.