Brazilin mund ta fitojë Botërorin

Selektori i Bregut të Fildishtë, Sven-Goran Eriksson, ka përkrahur Brazilin të fitojë Kampionatin botëror, pas humbjes 3-1 prej tyre në ndeshjen e dytë të Grupit G të dielën. Pesë herë kampioni i botës mposhti Bregun e Fildishtë dhe siguroi kalimin në fazën e dytë të garës.
“Mendoj se Brazili mund të shkojë deri në fund. Ata kanë ekip kualitativ, sidomos në mbrojtje. Duhet të jeni pothuajse perfekt për të mposhtur Brazilin. Ata janë të mirë në çdo aspekt”, tha Eriksson.
Ndeshja përfundoi në polemika pasi plejmejkeri brazilian Leite Kaka u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, pas një përballjeje të pavetëdijshme me Abdelkader Keita, i cili u rrëzua përtokë duke mbajtur fytyrën, edhe pse kontakti ishte bërë në gjoks.
“Kam dëgjuar ankesat e Brazilit, por duhet të pranojnë se Fabiano luajti dy herë me dorë kur shënoi golin e dytë. Ai gol nuk është dashur të pranohet”, përfundoi Eriksson.