Franca kthehet në stërvitje

Ekipi i Francës në Kampionatin botëror ka vazhduar stërvitjet të hënën, ka njoftuar agjencia e lajmeve AFP, një ditë pas bojkotit pas përjashtimit të sulmuesit Nicolas Anelka.
Ekipi prej 21 futbollistëve vrapoi rreth fushës derisa trajneri i shumëkritikuar Raymond Domenech bisedonte me stafin teknik të tij.
Të dielën, në mes skenave dramatike, ekipi refuzoi të stërvitet dhe detyroi Domenechun të lexojë një komunikatë prej tyre.
Futbollistët ishin të pakënaqur me largimin e Anelkas, i cili u kthye në shtëpi pas kritikave ndaj trajnerit në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes kundër Meksikës, që u publikuan në të përditshmen sportive franceze L’Equipe.
Franca duhet të mposhtë Afrikën e Jugut të martën dhe të shpresojë që ndeshja tjetër mes Uruguait dhe Meksikës të mos përfundojë në barazim për të kaluar në fazën e dytë.