Fëmijët e Zyber Hallullit formojnë ekipin e tyre të futbollit

Një nga fëmijët e shtëpisë së femijës Zyber Hallulli - foto UEFA
Fëmijët e institucionit rezidencial Zyber Hallulli do të kenë ekipin e tyre të futbollit që tashmë njihet nga FSHF dhe UEFA. Kjo është mundësuar nga qendra sociale Terre des hojmes që është partnere me UEFA-n, e cila ka ndihmuar fëmijët jetimë për të formuar ekipin e tyre të futbollit.
Fëmijët e Zyber Hallullit kishin ëndërr një gjë të tillë dhe kjo ëndërr u plotësua nga organizata me bazë në Zvicër.
Tdh punon kundër shfrytëzimit të fëmijëve në Evropën qendrore dhe jug-lindore dhe prej katër vitesh ka një program MOVE në Shqipëri, Moldavi dhe Rumani.
Pasi u vërejt se shumë nga fëmijët e Zyber Hallullit luanin futboll, ata kanë gjetur një trajner për fëmijët dhe tashmë do të mund të marrin pjesë në ligën e të rinjve.
Jemi të lumtur që jemi të përfshirë në këtë projekt, për të dhënë mbështetjen tonë në drejtime të ndryshme është shprehur drejtori i marketingut dhe marrëdhënieve me median, Gazmend Malo,
Ariane Zwahlen, menaxhere e programeve të Tdh për Evropën lindore është shprehur se është e lumtur për njohjen zyrtare të ekipit të të rinjëve të Zyber Hallullit. Bëmë realitet një nga ëndrrat më të mëdha të fëmijëve, është shprehur ajo. /F.Stafa/