E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiqeni imunitetin!

Sipas tij, lufta kundër korrupsionit e kërkon këtë. "Heqja e imuniteteve do të ishte me rëndësi, duhet gjetur një balancim. Të jesh i pavarur nuk do të thotë të mos kesh kujt t’i japësh llogari. Sigurisht ekziston një balancë midis të qenit të pavarur nga një anë dhe llogaridhënies nga ana tjetër", tha Mirel.

Ai shtoi se është me rëndësi ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Parlamentare, si dhe miratimin e ligjeve me 3/5.

 Në konferencën për shtyp, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha se ligjin për heqjen e imunitetit duhet të bëhet kusht. “Komiteti i 3-të Stabilizim Asociimit u mbajt në një atmosferë më pozitive për sa i përket situatës politike, janë miratuar një sërë ligjesh, ka një komision për ngritjen e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare”, tha Bregu.

Shefja shqiptare e Integrimit, u shpreh se mazhoranca është e vendosur të miratojë ligjin për heqjen e imunitetit të zyrtarëve. “Lidhur me imunitetin, pala shqiptare e ka një çështje të rëndësishme. Ftoj palën evropiane që heqja e imunitetit të vendosët si kusht për integrimin në BE. Mazhoranca ka ofruar mundësitë e saj, le të jetë ky një kusht edhe për opozitën. Qeveria shqiptare angazhim maksimal për të votuar heqjen e imunitetit”, shtoi ajo.

Mirel ishte në Tiranë, në kuadër të takimit të Komitetit për Stabilizim Asociimin. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-20 13:56
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›