E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Të mbyllet pavarësia e mbikëqyrur për Kosovën

Gjatë bisedës, Topi vlerësoi marrëdhëniet midis dy shteteve, teksa kërkoi thellimin e mëtejshëm të tyre.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë janë vëllazërore. Ne gëzohemi dhe jemi krenarë për faktin që çdo ditë e më shumë institucionet e Kosovës shënojnë përparime. Këto pikëpamje dhe ndjenja i ndaj edhe me të gjithë bashkëbiseduesit dhe partnerët e huaj me të cilët takohem”, është shprehur Topi.

Kreu i shtetit shtoi më tej se dëshironte që “Kosova t’i japë fund statusit të pavarësisë së mbikëqyrur dhe të plotësojë të gjitha standardet për një integrim të plotë të të gjitha vendeve të rajonit tonë në gjirin e Bashkimit Evropian.” Nga ana e tij, Ambasadori Selimi, vuri në dukje se ndihet shumë i nderuar që është përfaqësuesi diplomatik i shtetit më të ri, demokratik, sovran e të pavarur në Ballkan.

“Përveç Brukselit dhe Uashingtonit, Tirana është mbështetja jonë. Synimi ynë është që të konsolidojmë marrëdhëniet në të gjitha fushat dhe që Kosova të bëhet pjesë e takimeve dhe nismave rajonale. Objektivi parësor i politikës së jashtme të Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO-ja dhe për këtë vlerësojmë mbështetjen dhe përvojën e vlefshme që na ofron Shqipëria”, ka deklaruar ai. /Start/

                                                                                             2012-03-20 15:57
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›