Poçet kursyese ulin shpenzimet për ndriçim për 7 milionë euro

Gjilan, 3 gusht - Të martën në Gjilan është bërë promovimi simbolik i fushatës së ndriçimit efikas - ndriçimit me anë të poçeve elektrike kursyese. Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula, e shoqëruar nga përfaqësues të GTZ-së, Komunës së Gjilanit dhe KEK-ut ka promovuar fushatën e ndriçimit efikas në një shtëpi private pranë shkollës fillore "Musa Zajmi".
Shiroka-Pula ka thënë se ky projekt po realizohet në bashkëpunim me GTZ-në, Ministrinë dhe Komunën dhe në një mënyrë e plotëson objektivin që e vënë në kuadër të politikave të energjisë.
Sipas saj, efikasiteti i energjisë nënkupton kursimin energjisë elektrike, duke i zbatuar disa masa, njëra prej të cilave është ndërrimi i poçeve të rëndomtë me poçe kursyese. Ajo tha se ky bashkëpunim me GTZ-në do të zhvillohet edhe në të ardhmen, sepse ky është njëri ndër projektet e shumta që e ka Ministria me GTZ-në e që kanë të bëjmë me ndriçimin e qyteteve në 5 komuna të Kosovës.
Ministrja ka nënvizuar se kursimi i energjisë elektrike nuk ka të bëjë vetëm me kursimin e parave - mjeteve financiare të buxheteve familjare, por ka të bëjë edhe me kursimin e energjisë elektrike, që do të ndikojë në një import më të vogël të energjisë elektrike. Në këtë mënyrë zbatohen edhe direktivat e BE-së, si dhe bëhet vetëdijesimi i konsumatorëve për kursimin dhe shfrytëzimin racional të energjisë elektrike.
Pula ka falënderuar GTZ-në për këtë projekt dhe projektet tjera që pritet të realizohen.
Ndërsa, Gabriele V.Weltzien, përfaqësuese e kompanisë OSRAM, ka thënë se qëllimi i
projektit është të inkurajojë amvisëritë që të përdorin më tepër poçe efikase, sepse shpenzojnë ndjeshëm më pak energji se sa poçet e rëndomtë dhe kanë jetëgjatësi deri në dhjet vjet. "Me anë të këtyre mënyrave të thjeshta, pra me zëvendësimin e 10 poçeve, një familje mesatare kosovare kursen rreth 28 euro në vit. Kjo do të thoshte rreth 7 milionë euro kursim për të gjitha familjet kosovare, gjë që do të rezultonte në më pak ndërprerje
të energjisë dhe në furnizim më të sigurt me energji elektrike", ka thënë ajo.
Ndërkaq, Qemajl Mustafa, kryetar i Komunës së Gjilanit, ka falënderuar Ministrinë e
Energjisë dhe Minierave dhe GTZ-në për këtë ndihmë. Ai tha se ky projekt ka për qëllim për një qasje të re dhe një vetëdijesim të ri në kursimin e energjisë nga familjet, kursimin e buxhetit familjar, e me këtë "i kursejmë centralet nga ngarkesat, si dhe, në rastin e Kosovës, edhe ambientin nga ndotja".
Pronari i shtëpisë ku është bërë promovimi i fushatës së ndriçimit efikas, Hëzër Shehu ka falënderuar për fushatën që mundëson kursimin e energjisë elektrike dhe kursime në buxhetin familjar.