E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhje tjetër në polici, pezullohen 7 zyrtarë

Prishtinë, 3 gusht - Shtatë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar nga puna, për shkak të zhdukjes së disa pajisjeve të njësitit të specializuar të policisë, njofton RTK-ja.

Humbja është vërejtur gjatë zhvendosjes së njësiteve të specializuara nga Kishnica e Lebana në kampin Vrellë, në afërsi të aeroportit të Prishtinës. Janë vërejtur se mungojnë disa pajisje policore, përfshirë disa bateri të llojit ”Shtejnlajn”, rripa, një studio muzikore, si dhe një kuti me fishekë për trajnim si dhe një kuti me 1 mijë fishekë. Sipas policisë, ata janë suspenduar për shkak se ose kanë pasur lidhje me procesin e transportit, dislokimit të pajisjeve policore nga dy bazat, ajo e Kishnicës dhe ajo e Lebanës, ose për çështje të sigurisë për të cilat kanë qenë përgjegjës për sigurimin edhe gjatë transportit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›