E Diel, 1 Nëntor 2026

Femijet e ngujuar kerkojne mesues ne dispozicion de tekste falas

134 fëmijë të shpërndarë në të gjithë vendin janë të dënuar të vuajnë për fajet e familjarëve të tyre. Gjakmarrja i ka detyruara ata të qëndrojnë të izoluar e të mos kenë mundësi të vazhdojnë shkollën prandaj në prag të vitit të ri mësimor këta fëmijë i kërkojnë ministrisë së Arsimit t’u vërë në dispozicion mësues e t’u sigurojë tekste falas, që të mos mbeten analfabetë

Ndërkohë që drejtoritë arsimore në të gjithë vendin sipas përgjegjëses së sektorit të kurrikulave Pranvera Kamani në ministrinë e Arsimit po evidentojnë rastet në çdo bashki dhe komunë për të bërë më pas shpërndarjen e teksteve dhe mësuesve.

Në ato zona ku ka më shumë se një fëmijë të ngujuar edhe pse i përkasin moshave të ndryshme, ministria e Arsimit ka urdhëruar ngritjen e klasave kolektive kur është e mundur në një nga familjet e izoluara. Mësimi zhvillohet tre herë në javë dhe mësuesit alternohen me qëllim mbulimin e mësimdhënies në lëndët bazë. Këtyre fëmijëve u sigurohet gjithashtu edhe mbështetje psikologjike. Aktualisht në të gjithë vendin 700 familje janë prekur nga fenomeni i gjakmarrjes, ndërkohë që 350 prej tyre janë të ngujuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›