E Diel, 1 Nëntor 2026

“Fëmijët e tij” - 39 vjet burg për dy anglezët

Autori i Lajmit: RedaksiaJepet pretenca për 2 anglezët e akuzuar për pedofili në qendrën “Fëmijët e tij” nën administrimin e David Braunit në kryeqytet. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 22 vite burg për Dino Kristodulos dhe 17 vite burg për Robin Arnoldin. Burime nga gjykata bënë të ditur dje se Prokuroria kërkoi shpalljen “Non grata” të tyre, pasi të kenë përfunduar dënimin në vendin tonë si dhe sekuestrim të llogarive bankare duke kaluar në llogari të shtetit. Dy anglezët akuzohen për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ata u ekstraduan në vitin 2006 nga Britania, ndërsa administratori i qendrës ku 2 anglezët punonin, David Braun, u dënua me 20 vite heqje lirie. Në rrëfimin e tij para trupit gjykues, ku administratori David Braun, i dënuar me 20 vjet burgim për të njëjtën vepër penale u thirr në cilësinë e dëshmitarit, ka pranuar se dy miqtë e tij kanë abuzuar me të miturit. Ai deklaroi atëherë se Dino Kristodulos dhe Robin Arnold kanë përdorur mjete të forta prerëse, si gërshërë apo pinca, për të keqtrajtuar dhe dhunuar fëmijët në organet gjenitale apo pjesë të tjera të trupit. Skandali seksual që tronditi mbarë opinionin publik u zbulua tri vite më parë, pas arrestimit të një të mituri, i cili dyshohej se kishte kryer një vjedhje. Ai tregoi në polici se ishte abuzuar seksualisht në qendrën “Fëmijët e tij” në Tiranë, ku ishte strehuar. Gjatë procesit gjyqësor fëmijët e strehuar në qendër kanë zbardhur detaje rrëqethëse. G. B, i cili aktualisht është nën kujdestarinë e një shtetasi amerikan, është sjellë nga SHBA për të dhënë dëshminë e tij në Gjykatën e Tiranës kundër greko-britanikëve Dino Kristodulos dhe Robin James Arnold, të akuzuar për abuzime çnjerëzore seksuale me të paktën shtatë fëmijë shqiptarë jetimë, të mbajtur në jetimoren “Fëmijët e tij” në Tiranë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se kjo jetimore u ngrit nga shtetasi britanik David Braun, i cili strehoi rreth 15 fëmijë deri më 18 maj 2006, kur policia zbuloi abuzimet seksuale dhe vendosi mbylljen e qendrës. Braun u shpall fajtor dhe u dënua nga Gjykata nën akuzën se edhe ai kishte abuzuar me fëmijët. Më shumë se katër dëshmi nga fëmijë të tjerë janë dëgjuar deri më tani në Gjykatën e Tiranës në gjyqin e ndarë që po zhvillohet ndaj tyre. Fëmijët kanë shpjeguar veprimet abuzive të personave të akuzuar, që nga futja e tyre në shtrat deri tek kapja e organeve gjenitale me pinca dhe mjete të tjera.

Ky lajm është publikuar: 23/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›