E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zbulohen 250 kg hashash në qendër të Kombinatit

TIRANE- Një superaksion i komisarjatit 6 në Kombinat ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie te konsiderueshme prej 250 kg hashashi ne këtë lagje periferike të Tiranës. Burime nga komisarjati I thanë A1 Report se droga u gjet brenda një banese në qendër të Kombinatit. Policia ka vene ne pranga shtetasit Maltin Flata, Haxhi Cani dhe Valter Lico, ndersa dy persona te tjere, emrat e te cileve nuk behen te ditur jane shpallur ne kerkim. Zedhenesja e policise se Tiranes, Alma Katragjini beri te ditur se lënda narkotike vinte nga Vlora dhe kishte si destinaciontregun e kryeqytetit.

Sekuestrimi I lëndë narkotike u bë I mundur pas informacioneve të siguruar në rrugë operative nga forcat e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›