E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reduktimi i vartesise ndaj drogave

Reduktimi i vartësisë ndaj drogave ka mbledhur për të diskutuar specialistë dhe përfaqesues të institucioneve shtetërore në një aktivitet në Fakultetin e Shkencave sociale, organizuar nga Komuniteti Emanuel në Shqipëri.

Studentët e këtij fakulteti prezantuan në punimet e tyre përvoja të parandalimit dhe trajtimit të rasteve të caktuara. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte nxitja e institucioneve për të miratuar praktika të eksperimentuara në vendet europiane si shërbimet model të integruara mbi baza komunitare për alkoolistët e toksikomanët me synimin për riaftësimin social të tyre. Ndërkohë që të rinjve në risk t’u jepet mundësia e përdorimit të shërbimeve me qëllim informimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›