Vdes pas atakut brigadieri i minatoreve
Bulqize- Nje tjeter minator ka humbur jeten ne ambientet e minieres se Bulqizes. Brigadieri i mekanikeve, 44-vjecari Enver Karaj, ka vdekur ne spitalin e qytetit ndersa pesoi atak kardiak ne oborrin e minieres, qe administrohet nga "Albanian Chrome ACR". Lajmi u konfirmua edhe nga firma sipermarrese, e cila sqaroi se aksidenti nuk kishte lidhje me punen e te ndjerit ne galeri, apo asfiksimin brenda saj. Babai i dy femijeve ka nderruar jete rreth ores 16:00 te dites se djeshme, ndersa ngjarja kishte ndodhur dy ore me pare. Mjeket konstatuan se pas ndihmes se pare qe i eshte dhene, Karaj eshte perkeqesuar nga goditja prej nje ataku ne zemer. Drejtues te minieres thane se Enver Karaj, ka dale nga gryka e minieres ne gjendje mjaft te rende shendetesore dhe me veshtiresi te medha ne frymemarrje. Ai ka mundur te bertase disa here duke kerkuar ndihme dhe me pas eshte shembur pertoke. Disa minatore te tjere e kane marre me shpejtesi duke e derguar ne spital, por kjo ka qene e kote. Pas pak minutash 44-vjecari ka nderruar jete. Per momentin thuhet se vdekja ka ardhur nga infarkti, por ende nuk kane dale te gjitha analizat perfundimtare. Jane hetimet at,o te cilat do te verifikojne perfundimisht nese Karaj, ka pasur ndonje problem brenda galerise. Mesohet se Karaj eshte minatori i 16 qe vdes ne kete miniere, e punonte ne sektorin "D", per llogari te firmes "Albanian Chrome". Drejtuesit e firmes reaguan dje duke shpjeguar se ka qene nje atak kardiak ne oborrin e minieres ku Karaj po qendronte. "Pas ndihmes se pare te marre nga mjeku i ndermarrjes dhe permiresimit te lehte te gjendjes, ai u dergua per trajtim te metejshem ne spitalin e Bulqizes. Per shkak te perseritjes se krizes, gjendja e tij u perkeqesua me shpejtesi fatale.
Shoqeria "Albanian Chrome ACR" i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Karaj, thuhet ne njoftimin e firmes. I ndjeri punonte ne kete miniere prej 10 vitesh, ndersa priten analizat e mjekesise ligjore, per shkakun e vdekjes.
A.Ndoja
Shoqeria "Albanian Chrome ACR" i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Karaj, thuhet ne njoftimin e firmes. I ndjeri punonte ne kete miniere prej 10 vitesh, ndersa priten analizat e mjekesise ligjore, per shkakun e vdekjes.
A.Ndoja