Aksidentohet duke shkuar ne pune kryebashkiaku
Kryetari i bashkise se Bulqizes, Roland Keta, ka pesuar nje aksident mengjesin e djeshem dhe sipas mjekeve ai eshte demtuar rende ne shtyllen kurrizore. Nga burime te policise behet e ditur se, kryebashkiaku eshte aksidentuar duke rene nga shkallet e pallatit, ndersa dilte ne mengjes nga shtepia per te shkuar ne pune. Mjeket thane se ai ka marre plage te renda ne pjesen e kurrizit. Menjehere Keta eshte derguar ne spitalin e Bulqizes, ku ka marre ndihmen e pare dhe me pas, eshte derguar me helikopter ne Spitalin Ushtarak, ku gjendet nen terapi intensive prej mjekeve.