Fëmijët jetim, kujdestaria jepet me vendim gjykate
Autori i Lajmit: red.
Fëmijët e grupmoshës 0- 15 vjeç do të pranohen apo largohen nga shtëpitë e fëmijës vetëm me vendim gjykate të formës së prerë. Ky është udhëzimi më i fundit i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Sipas burimeve nga Shërbimi Social Shtetëror rreth 50 % e institucioneve të përkujdesit të fëmijëve kanë filluar procedurat ligjore të marrjes së kujdestarisë së fëmijëve me vendim gjykate. Lajmi bëhet i ditur nga Shërbimi Social Shtetëror, sipas të cilit, zbatimi i procedurave të reja të pranimit mundësohet falë një udhëzimi të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Sipas SHSSH, me zbatimin e këtij udhëzimi personat që do të pranohen në këto institucione përfitojnë një mbrojtje ligjore më të plotë. Pasi përcaktohet qartë pozicioni ligjor i fëmijëve në përgjithësi dhe atyre me aftësi të kufizuar në marrëdhënie me institucionet, janë të përcaktuara qartë detyrimet dhe përgjegjësitë ligjore të drejtuesve të shërbimit shoqëror kundrejt grupmoshës 0-15 vjeç, që nuk lënë shteg për shmangien e problemeve që mund të lindin gjatë punës në institucione. Në bazë të këtij udhëzimi, kuadri ligjor për pranimin e fëmijëve në institucionet publike dhe private po bëhet më i plotë dhe më praktik, vlerëson SHSSH. Institucionet e përkujdesit përveç detyrimit të zbatimit të standardeve të detyrueshme, duke patur si qëllim plotësimin e kushteve materiale dhe edukative të fëmijëve, marrin përsipër marrjen e vendimeve të caktuara ligjore duke patur si qëllim interesin më të lartë të fëmijëve. Aktualisht, në 55 institucionet ditore të përkujdesit trajtohen rreth 294 fëmijë, ndërsa 344 të tjerë marrin shërbime nga institucionet e OJF-ve.
Ky lajm është publikuar: 01/08/2008