E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet, rriten kontributet nga 5 deri në 28 mijë lekë

Autori i Lajmit: red.
Vendimi i qeverisë pwr sigurimet shoqwrore duket se ka rritur ndjeshëm masën e kontributeve për të gjithë të punësuarit. Sipas zbërthimit të këtij vendimi rezulton se që nga 1 korriku i këtij viti të punësuarit me pagën minimale në shtet dhe në privat do të paguajnë 556 lekë të reja më shumë dhe ata me pagë maksimale në shtet dhe në privat do të paguajnë 2780 lekë të reja më shumë. Sipas Erion Braçes, nwnkryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, taksa e punës ose siç njihet zyrtarisht kontributi për sigurimet shoqërore është rritur për të gjithë të punësuarit me 13 % ose me 4004 lekë të vjetra në muaj. Në total sigurimet ose taksa e punës u rrit në 33 % të pagës që merr çdo i punësuar në shtet apo privat. Bashkë me taksat u rrit dje ndjeshëm dhe paga referuese bazë mbi të cilën llogaritet të gjitha taksat e tjera mbi pagën. Referencat apo pagat referuese u rritën me 1690 ose 16900 lekë të vjetra për pagën minimale dhe me 84500 lekë të reja për pagën maksimale. “Pra do doja të thoja që me një pagë minimale prej 148 mijë lekësh 45.790 do të jetë vetëm taksa që të punësuarit do ti paguajnë shtetit çdo muaj. Kësaj takse mbi pagat i shtohet natyrisht dhe taksa e sheshtë që ka nivelin 10 %. Në total vetëm taksat mbi pagat tani arrijnë në 43 % për punëdhënësit dhe punëmarrësit bashkë. Pra që nga data 1 korrik i këtij viti vetëm taksë mbi pagën, taksë pune dhe tatim mbi të ardhurat personale punëdhënësi dhe punëmarrësi do të paguajnë 43%,” ka argumentuar më tej Braçe duke shtuar se kryeministri Berisha po rrit pagat me një dorë dhe po i cënon me dy duar. Ndërkohë nga ana tjetër ISSH argumenton se në këtë vendim qeverie përcaktohet paga minimale për të vetpunësuarit. Paga minimale mujore për efekt kontributi për të vetëpunësuarit ishte 13 149 lekë të reja dhe bëhet 14 830 lekë të reja. Ndërkohë që përqindja e sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarit ishte 7 % dhe nglet po 7 %. Sipas ISSH %. ndryshimi i masës së pagës minimale për efekt kontributesh është një element periodik dhe dinamik në varësi të procesit të rritjes së pagave në shkallë vendi. Paga minimale në shkallë vendi përcaktohet çdo vit me Vendim të Këshillit të Ministrave. Për këtë vit paga minimale në shkallë vendi është përcaktuar në masën 17 000 lekë me VKM 235 datë 27/02/2008. “Ndërsa paga minimale për të vetëpunësuarit përcaktohet në këtë vendim. Kjo pagë për të vetëpunësurit është më e vogël se paga minimale (14 830 lekë). Jemi këtu për të sqaruar faktin se, norma kontributive për efekt të sigurimeve shoqërore nuk ka ndryshuar. Dëshirojmë të theksojmë për të gjithë paguesit, të punësuar apo të vetëpunësuar, se nuk ka asnjë ndryshim në skemën e pensioneve,” kanë sqaruar dje specialistët e ISSH-së.
Ky lajm është publikuar: 01/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›