E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pamja e re e Liqenit Artificial, holandezët fitues të projektit

Autori i Lajmit: red.
Transformimi i zonës së Liqenit Artificial në Tiranë i është besuar studios hollandeze, MVRDV. Në konkursin e zhvilluar dje ajo është shpallur fituesja e garës ndërkombëtare për projektin më të mirë që do të synojë rehabilitimin total të zonës. Kjo zonë shtrihet në pjesën jugore të Tiranës, në veri te Liqenit Artificial dhe përfshin gjithashtu zonën e Kopshtit Botanik, klubin “Dinamo”, kompleksin e Pishinave, bregun e Liqenit si dhe një pjesë të Parkut të Madh të Liqenit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama e ka vlerësuar këtë moment tepër strategjik për Tiranën e së ardhmes.”Është e nevojshme të theksohet se projektet u vlerësuan vërtet maksimalisht dhe të gjitha sillnin një ambicje të jashtëzakonshme për Tiranën e së nesërmes. Gjëja që na intrigoi në projektin fitues ishte mundësia që i jepet kësaj zone për të qenë një qendër e re e Tiranës, një pikë e re referimi për të rejat, për të rinjtë, familjarët, mundësinë për të qenë jo thjesht një vend ku do të ketë zyra, ku do të ketë gjithçka tjetër për shërbimet, do të ketë banka, do të ketë rezidenca.”, u shpreh Edi Rama , kryetar i Bashkisë së Tiranës për projektin fitues. Në këtë garë konkuruan 4 studio të huaja, të cilat shfaqën interes për zhvillimin urbanistik të një prej zonave të rëndësishme të kryeqytetit. Studiot dhe arkitektët e huaj shpalosën projektet e tyre për zhvillimin e kësaj pjese të Tiranës. Studiot dhe arkitektët e interesuar ishin Karlos Ferrater, MVRDV, David Chiperfield Architects, Bolles+Ëillson. Në mënyrë unanime, Juria e Konkursit Ndërkombëtar, e përbërë nga arkitektë dhe urbanistë të njohur në lëmin e arkitekturës dhe urbanistikës, vlerësoi si idenë me potencial më të madh të zhvillimit urban, prezantimin e studios MVRDV, përfaqësuar nga arkitekti i njohur Ëiny Maas dhe që do të jetë ideja mbi të cilën do të zhvillohet ky projekt në të ardhmen.
Ky lajm është publikuar: 01/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›