Fëmijët me shenja të helmimit ushqimor
Shefi i shërbimit të pediatrisë në spitalin e Korçës, Luan Belortaja, thotë për “Shqip” se fëmijët kanë shfaqur shenja të intoksikimit ushqimor dhe mendohet se kanë konsumuar ushqime që nuk janë ruajtur në kushtet e duhura higjienike. “Fëmijët kanë mbërritur në gjendje të rënduar me shenja të një intoksikimi ushqimor. Ata kanë shfaqur dhembje të forta barku dhe të vjella, shenja të dobësisë fizike, por fatmirësisht nuk kanë pasur temperaturë. Dy prej tyre kanë qenë në gjendje më të rëndë dhe i kemi kaluar për trajtim në pavijonin e terapisë intensive, ndërsa gjashtë të tjerë janë mbajtur për trajtim në repartin pediatrik. Pas trajtimit mjekësor, gjendja e tyre është përmirësuar dhe janë në kushte të mira shëndetësore. Megjithatë ata do të mbahen nën kujdes mjekësor deri në mbrëmje dhe në varësi të ecurisë, më pas do të nisen drejt familjeve. Helmimi mendoj se ka ardhur nga ushqimet që kanë konsumuar fëmijët”, deklaron mjeku Belortaja.
#