E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hëngrëm pilaf dhe fileto pule

Flasin fëmijët

Një nga fëmijët e shtruar në pavijonin pediatrik tregon për “Shqip” se problemet shëndetësore u janë shfaqur sapo kanë mbaruar së drekuari. “Hëngrëm fileto pule, sallam, qofte dhe pilaf. Sapo mbaruam drekën nuk ishim mirë. Kishim dhembje barku dhe na vinte për të vjellë. Unë bashkë me katër shokë ishim më keq. Na ndihmuan disa nga burrat e xhamisë që ishin me ne. Pastaj u sëmurën dhe të tjerët. Tetë nga ne erdhëm me furgon që nga Voskopoja deri në spitalin e Korçës. Tani jemi më mirë”, tregon një nga fëmijët e shtruar. Sipas mjekëve, të sëmurët do të trajtohen për dy ditë në kushte spitalore dhe më pas do të nisen drejt familjeve të tyre në Elbasan.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›