E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femijet me te prekurit gjate 2007

Viti qe sapo lame pas ka shenuar edhe numrin me te madh te te prekurve nga semundjet respiratore. Sipas te dhenave te Institutit te Shendetit Publik ne kete periudhe 12 mujore jane regjistruar rreth 30 mije raste te reja. Ndersa persa i perket me te prekurve eshte pikerisht mosha pediatrie kryesisht grupmosha 4 deri ne 8 vjec. "Ne vitin 2007 kemi nje rritje te numrit te personave te prekur nga infeksioneve respiratore, dhe mosha pediatrie e prekur ka shenuar edhe rreth 40 per qind te rasteve" eshte shprehur specialisti i ISHP-se, Dritan Ulqinaku. Sipas tij, ne kete vit jane shenuar 120 mije raste diagnostikuar me semundjet respiratore nga 93 mije te tilla ne vitin 2006. Specialistet theksojne se kjo situate eshte alarmante, nderkohe qe faktoret qe e shkaktojne ate jane te shumte. Nje nga faktoret kryesore eshte ndotja e mjedisit, e cila favorizon edhe rritjen e te prekurve. "Tirana, Durresi dhe Elbasani jane edhe qytetet ku femijet jane me te rrezikuar nga keto lloj semundjesh. Them femijet pasi ata jane shume te ndjeshem dhe trakeja e tyre eshte shume e shkurter ne krahasim me nje te rritur. Kjo favorizon kalimin e infeksioneve me lehtesi nga rruget e siperme ne ato te poshtme" pohojne mjeket specialiste. Sipas ISHP-se studimet dhe monitorimet e ajrit tregojne se ai perbehet me lende te ngurta dhe te dioksidit te azotit mbi normat e percaktuara nga BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›