Rama te kerkoje ndjese tek mjeket
Zv/ministri i shendetesise, Arben Ivanaj ka pergenjeshtruar deklaratat e kreut te Partise Socialiste ne qendrat shendetesore. Sipas tij, Rama duhet t'i kerkoje ndjese bluzave te bardha dhe qytetareve shqiptare per keq menaxhimin e sistemit shendetesor gjate tete viteve te qeverisjes se Partise Socialiste dhe aleateve te saj te majte. "Fatkeqesisht konstatojme se gjate ketyre vizitave, kreu i PS eshte perpjekur te politizoje ambientet shendetesore nen petkun e te ashtuquajturit "Dialog me Shqiperine" dhe "politikes se re qe propogandon z. Rama", u shpreh Ivanaj. Sipas tij, kjo eshte nje rikthim ne zakonin e vjeter te propagandes partiake ne spitale dhe qendra shendetesore, nuk eshte dhe as mund te jete politike e re. Sipas numrit dy te shendetesise ky sektor eshte zeri i dyte ne buxhet pas arsimit, rritja vjetore e financimeve nga qeveria shqiptare ne dy vitet e fundit eshte 12 %. Buxheti i QSUT per vitin 2008 eshte 22 milion euro, i dyfishuar ne dy vjet. "Dy vjet me pare ky institucion kishte nje borxh prej 13 milion eurosh dhe ketu nuk perfshihen investimet e huaja" ka nenvizuar Ivanaj. po keshtu ai ka sjelle shembuj konkrete te investimeve ne ato zona ku kreu i PS-se ka leshuar akuza per kete institucion.