Zgjedhjet, bllokohet numerimi
Zgjedhje te qeta dhe me pjesemarrje te paket qe nuk kaloi te 35 per qind dhe bllokim i procesit te numerimit ne dy kutite e para. Kjo ishte panorama e djeshme e votimeve ne zonen elektorale te Paskuqanit ne periferi te kryeqytetit, ku u zhvillua gara per emrin e ri ne krye te komunes. Per kreun e komunes se Paskuqanit kandiduan Fatos Rexha, i mbeshtetur nga PD dhe Gjin Prengaj, kandidati i PSD-se, i cili gezonte edhe mbeshtetjen e subjekteve te tjera te opozites. E vetmja problematike e ngritur ishte ajo e certifikatave, e pranuar ne vite si shqetesim themelor per proces normal votimesh. Nderkohe, ne oren 10.15 te mbremjes se djeshme, KQZ njoftoi se kishte nisur procesi i numerimit te votave, qe mendohet te perfundoje gjate oreve te mengjesit te sotem. Kurse ne oren 23.30 numerimi ne dy kutite e para qe jane dhe test per fituesin, u bllokua. Burime ne qendren e numerimit te votave thane per “KJ” se procesi u bllokua per shkak se disa votues pretendohet te kene hedhur voten me certifikata te dyshimta. Ne keto kushte deri ne mesnate dhe minutat me pas, procesi i numerimit te dy kutive te para te 2 qendrave te votimit me afro dy mije zgjedhes mbeti i bllokuar e per rrjedhoje dhe vijimi me kutite e tjera.
Procesi zgjedhor nisi ne oren 07.00 ne te 18 qendrat e votimit te komunes Paskuqan, ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme per kryetar komune. Gjate oreve te votimit, ka pasur kritika te vaketa se procesi po manipulohej nepermjet falsifikimit te certifikatave. I menjehershem ka qene reagimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne nje mbledhje te organizuar per miratimin e anetareve te grupeve te numerimit te votave ne oren 13:30 te dites se djeshme. “Ky verifikim eshte bere te pakten tre here sot gjate gjithe dites dhe eshte komunikuar me kryetarin e komunes qe te jete shume i kujdesshem ne kete drejtim”, - deklaroi kryetari i KQZ-se, Clirim Gjata, mbi aludimet e ngritura per manipulim te procesit.
Ne lidhje me pretendimin e ngritur, eshte shprehur dhe kryetari i Komisionit Zgjedhor Qeverisjes Vendore, te komunes Paskuqan, Kujtim Ballami. Ai tha se “procesi i votimit per zgjedhjen e kryetarit te kesaj komune ka ecur normalisht”, nderkohe qe pjesemarrjen ne votime e konsideroi si “mjaft te ulet". Sipas tij, procesi i votimit u zhvillua i qete dhe pa incidente, pervec disa problemeve me natyre teknike, te cilat jane zgjidhur ne kohen e duhur. Procesi u mbyll ne oren 18:00 dhe pjesemarrja ne votime ishte jo me shume se 35 per qind. Zedhenesi i KQZ, Leonard Olli deklaroi se “materialet u dorezuan ne rregull dhe nuk kishte asnje kuti te demtuar”. Ai vuri ne dukje se “ne votime per kreun e komunes Paskuqan kane marre pjese rreth 7300 zgjedhes, nga 26 mije e 102 te regjistruar ne listat e votimit” ose rreth 35 per qind.
Interesimi per komunen e Paskuqanit ishte i madh, pasi ne projektet e qeverise synohet me ndryshimet ne ndarjen territoriale, zona te kthehet ne bashki. Zgjedhjet e pjesshme ne Paskuqan erdhen si domosdoshmeri pas vdekjes se kryetarit demokrat te kesaj komune, Jashar Hoxha nga nje semundje e rende. I ndjeri doli fitues nga zgjedhjet e shkurtit te vitit qe shkoi, me 53.46 per qind te votave. D.Dedej
Udhezimi
Ne baze te udhezimit te Ministrise se Brendshme, zyrat e gjendjes civile ne Paskuqan do te punojne edhe te dielen per te pajisur me certifikate te gjithe banoret qe nuk kane mundur te marrin dot kete dokument identifikimi ne ditet e meparshme.
Kandidatet
Banoret e komunes se Paskuqanit kane votuar per dy kandidatet te paraqitur per te marre drejtimin e kesaj komune. Partia Demokratike e mbeshtetur nga koalicioni i saj perfaqesohet me kandidatin, Fatos Rexha, ndersa opozita me Gjin Markajn, kandidat i PSD-se.
Votuesit
Ne komunen e Paskuqanit votojne 26 mije e 102 votues, ne 18 qendra votimi. Por pjesemarrja e tyre ka qene shume e ulur, duke u llogaritur rreth 30% nga te dhenat paraprake. Per te mundesuar kete proces KQZ ka perdorur nje fond prej 3.5 milione leke.