Ushqimi i paketuar nga janari i 2008
Qe prej 27 dhjetorit te vitit te kaluar edhe per disa vite ne vazhdim ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" ushqimi do te shkoje i servirur me tabaka nga karroca e shperndarjes deri tek shtrati i pacientit. Firma e cila fitoi tenderin kishte si kushte kryesore permiresimin e cilesise, percaktimit te dietave sipas semundjes nga dietologet e spitalit, shtimit te sasise ne frutave, etj. Nga ana tjeter te gjitha pajisjet e kuzhines, duke filluar qe nga pjatat, luget, pirunjte, gotat, tabakate personale dhe karrocat e shperndarjes jane investime te reja. Prane cdo pavijoni ne QSUT eshte ngritur nje mini-kuzhine, ne te cilen ushqimi vjen nga kuzhina qendrore ne karroca termike, te cilat garantojne ngrohtesine e tij dhe me pas shperndahen nga punonjesit e mini-kuzhinave ne pjata dhe tabaka per t'u derguar deri tek shtrati i pacientit. Personeli qe sherben per shperndarjen e ushqimit, eshte marre persiper nga firma kontraktuese dhe nuk eshte me personeli spitalor, sic ka qene deri me tani. Qe prej privatizimit te plote te kuzhines drejtoria e QSUT-se dha urdhrin qe pacientet te mos marrin me ushqime nga shtepia pasi ai do u ofrohet cilesor ne spital.