Fëmijët me verdhëz, mbyllet kopshti në Korçë
Korçë- Kushtet e këqija higjieno-sanitare, kanaliziemt e ujëra të zeza dhe gropa sepktike e hapur janë bërë burim infeksionesh në një kopsht në fshatin Sovjan të Korçës. Pas problemeve të shumta dhe infektimit me hepatit A të dy fëmijëve, drejtoria e Shëndetit publik ka vendosur të mbyllë kopshtin, duke paralajmëruar me të njëjtin fat edhe shkollën aty pranë, nëse nuk merren masat e përcaktuara.
Në këtë kopësht, që frekuentohet nga 72 fëmijë, që prej disa kohësh qëndrojnë të hapura kanalet e ujërave të zeza si dhe ka ngelur hapur gropa septike që prej disa muajsh. “Pas një kontrolli të ushtruar nga sektori i higjienës u mbyll ky kopësht dhe në rast se nuk merren masa do të mbyllen edhe disa mjedise të shkollës përballë kushteve të këqija higjieno sanitare”- thanë burimet nga kjo drejtori.
Pak ditë më parë mësohet se janë prekur nga verdhëza edhe dy fëmijë të këtij kopshti, që po kurohen pranë pediatrisë së qytetit.