E Diel, 1 Nëntor 2026

Konkursi për sheshin Iliria, 5 projekte në garë

Durrës- Ka filluar faza e parë e konkursit ndërkombëtar për përzgjedhjen e projekteve në lidhje me rivitalizimin e sheshit “Iliria” në qendër të qytetit. Në këtë konkurs kanë paraqitur projektet e tyre 36 studio projektimi tepër të njohura nga shumë vende të botës. Në fazën e parë përzgjidhen 5 projekte nga juria ndërkombëtare. Më pas nga këto 5 projekte do të zgjidhet edhe projekti fitues. Faza përmbyllëse ku do të bëhet zgjedhja e projektit fitues do të zhvillohet në janar të vitit 2009. Në fazën e parë nga ku do të dalin 5 projektet më të mira morën pjesë studio projektimi nga Italia, Portugalia, Meksika, Gjermania, Britania e Madhe, Japonia, SHBA, Spanja, Austria etj.

Këto projekte janë shqyrtuar nga juria e cila përbëhet nga 7 anëtarë dhe presidenti i nderit që është kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Anëtarët e kësaj jurie janë arkitekti Alain Coussaran nga Franca, arkitekt Luca Zevi i Institutit Kombëtar Italian të Arkitekturës, Alberto Monti i cili është arkeolog në Universitetin e Parmës, arkitekti Rocco Maragna nga Kanadaja, kritiku i artit Edi Muka, arkitekti Viktor Dhimgjini dhe arkitekti Marin Biçoku nga Ministria e Punëve Publike.

Në lidhje me rivitalizimin e këtij sheshi administrata e bashkisë ka parashikuar një vlerë të përafërt prej 5 milion euro, e cila do të investohet në sistemimin arkitektonik dhe hapësirave të blerta. Ruajtja e trashëgimisë kulturore të lashtë duke i dhënë gjallëri qendrës së ardhshme të qytetit antik përbën një nga synimet kryesore të organizatorëve të këtij konkursi ndërkombëtar.

Ideja per te mbledhur dhe per te zgjedhur projekt - propozimet me te mira per te nisur rigjallerimin e sheshit kryesor te qytetit konfirmon dhe i jep jete vemendjes nga ana e Bashkisë së Durrësit kushtuar qytetit historik dhe zones qendrore te tij, aktivitet i nisur me hartimin dhe aprovimin e Planit Urbanistik te Integruar te Qytetit te Vjeter te Durresit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›