E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish- negociatori i OKB-së për Kosovën, merr Nobel për paqen

Martti Ahtisaari, ish-negociatori i OKB-së për statusin e Kosovës do të marrë në dorë nesër çmimin Nobel për Paqen për vitin 2008. Nderimi për diplomatin, sipas presidentit të jurisë, Henry Kissinger vjen pas vlerësimeve për aktivitetin e tij në konflikte të shumta në botë, përfshirë edhe ato në Ballkan.

Së bashku me Ahtisaarin, në garë për këtë çmim ishin edhe 197 kandidatë të tjerë, emrat e të cilëve u pa e udhës që të mbaheshin sekret, por të gjithë kanë qenë dakord me përzgjedhjen.

OKB-ja zgjodhi ish-presidentin finlandez për të udhëhequr bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e statusit të Kosovës, duke u bazuar në aftësitë e tij për të zgjidhur konfliktet. Bisedimet direkte mes zyrtarëve serb dhe atyre të Kosovës nisën në 20 shkurt të vitit 2006 në Vjenë.

Bisedimet direkte mes zyrtarëve serbë dhe atyre të Kosovës nisën në 20 shkurt të vitit 2006 në Vjenë. Negociatat nuk arritën në një marrëveshje dhe 26 mars 2007, Ahtisaari i prezantoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së propozimin e tij për një zgjidhje, duke i dhënë Kosovës pavarësinë ndërkombëtare të mbikqyrur. Shumica shqiptare etnike e Kosovës e pranoi planin, por Serbia e refuzoi menjëherë atë, duke bërë thirrje për negociata të mëtejshme.

Negociatat përfunduan në 10 dhjetor 2007, përsëri pa një marrëveshje. Përfundimisht, Kosova miratoi një shpallje të njëanëshme të pavarësisë në 17 shkurt 2008, duke shprehur zbatimin e planit të Ahtisarit. Udhëheqësit ksovarë u shprehën se do të zbatojnë cdo pikë të këtij plani që sipas tyre siguroi pavarësinë e Kosovës.

Ahtisaari ka ndikuar në shumë misione për paqen, e në mënyrë të veçantë në Namibi dhe Ballkan. Atij i njihet merita për vendosjen e dialogut në shtator të vitit 2007, mes grupeve muslymane dhe shiitëve në Irak. Në vitin 2005, krijoi mundësinë për një marrëveshje mes Indonezisë dhe rebelëve të Aceh, duke i dhënë kështu fund konfliktit në provincë. Pas cmimit ai eshte shprehur i nderuar, duke vleresuar si punen me te mire ne sherbim te paqes, padyshim Namibine, duke e konsideruar nje pune shume te veshtire dhe qe ka zgjatuar me shume kohe. "Por nuk mund te le menjane, edhe Ballkanin"- ka shtuar per Reuters ai.

Të tjerë paraardhës që janë nderuar me këtë çmim janë Nelson Mandela, Yitzhak Rabin e Yasser Arafat.

Kush është AhtisaariAi u lind më 27 qershor të vitit 1937 në Viipurii (sot Vyborg në Rusi) dhe dha mësim për një periudhë të shkurtër kohe, para se të fillonte aktivitetin diplomatik. Ai u emërua ambasador në Tanzani nga viti 1973-76, në vitin 1977 u emërua Komisioner i Kombeve të Bashkuara për Namibinë dhe më pas përfaqësues special i sekretarit të përgjithshëm për këtë vend që do të çonte drejt pavarësisë në vitin 1990, në krye të një misioni të OKB-së.Në filim të viteve 80' ai u riaktivizua në dipomacinë finlandeze, deri në emërimin e tij në vitin 1987 në postin e ndihmëssekretarit të përgjithshëm të OKB-së, ku u ngarkua për drejtimin e administratës deri në vitin 1991.Vitet 90' shënojnë kthimin e tij në Evropë dhe fillimin e një aktiviteti të gjerë dhe të palodhur diplomatik në favor të paqes në Ballkan.Nga shtatori i vitit 1992 deri në prill të vitit 1993, ai drejtoi grupin e punës të Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, në Bosnje-Hercegovinë.Në korrik të vitit 1993, ai u emërua këshilltar special i Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, para se të zgjidhej këshilltar special i OKB-së në ish-Jugosllavi.Megjithëse erdhi në krye të presidencës së vendit të tij në vitin 1994 për një periudhë gjashtë vjeçare, ai mbeti shumë aktiv në arenën ndërkombëtare.Në vitin 1999, së bashku me ish-kryeministrin rus, Viktor Çernomërdin, arriti të bindë presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviç për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake në Kosovë, në këmbim të ndërprerjes së bombardimeve të NATO-s.Pas përfundimit të mandatit presidencial, ai krijoi dhe drejtoi Crisis Management Initiative (CMI), Fondacionin e Analizave të Këshillimitt dhe të Ndërmjetësisë së specializuar në zgjidhjen e konflikteve.Në vitin 2005, ai u ngarkua për bisedimet mes qeverisë indoneziane dhe separatistëve të lëvizjes ''Aceh Libre'' (GAM), në luftë që prej vitit 1976 dhe gjashtë muaj më vonë, armiqtë 30-vjeçarë, nënshkruan marrëveshjen e paqes.Në vitin 2006, ai do të mbikëqyrte si i dërguar special i OKB-së bisedimet mes serbëve dhe kosovarëve lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës. (AFP)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›