E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijët që shkojnë në kopsht, më pak të rriskuar nga leucemia

Ndoshta do të sëmuren më shpesh nga gripi dhe sëmundjet infektive, se bashkëmoshatarët që rriten me gjyshe apo me dado, por duket

se fëmijët që rriten në çerdhe apo në kopshte, janë më të mbrojtur nga një formë leucemie që prek fëmijët. Të paktën kështu pretendon një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Kalifornisë, që kanë riekzaminuar 14 studime ku janë përfshirë rreth 20 mijë fëmijë, nga të cilët 6 mijë ishin prekur nga leucemia linfoblastike akute (një formë leucemie). Nga rishikimi i të dhënave është parë se, të vegjlit që frekuentonin çerdhe ose kopështe, e kalonin gjithë ditën në kontakt të ngushtë me bashkëmoshatarët, ishin gati 30 % më pak të rriskuar për t’u prekur nga ky tip tumori në gjak.
Mendohet se, infeksionet nga viruset para-influenciale deri te dhimbjet e fytit, mjaft të shpeshta mes fëmijëve që jetojnë në kolektiv, mund të ndihmojnë organizmin për të luftuar këtë sëmundje të rëndë. Kjo formë tumori është e përhapur në vendet perëndimore dhe shpesh shfaqet mes moshës 2-5 vjeç. Studiuesit mendojnë se, për shumë tipa leucemie që shfaqen në fëmijëri, nevojiten dy elementë: Një mutacion gjenetik në uterus dhe një infeksion në fëmijëri. Por mendohet se pikërisht infeksionet që janë të shpeshta mes fëmijëve që frekuentojnë ambiente të populluara me bashkëmoshatarë, mund të ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar, duke ndikuar kështu në mbrojtjen nga leucemia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›