E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet parada sovjetike

Rusia i është rikthyer paradave ushtarake të zhdukura që nga koha e Bashkimit Sovjetik.

Trupa ushtarake, tanke, avionë luftarakë dhe raketa kanë bërë paradë në Sheshin e Kuq, në Moskë të premten. Parada ushtarake u zhvillua me rastin e 9 majit, përvjetori i fitores kundër nazistëve. Por ky shihet edhe si një sinjal i forcimit të ushtrisë ruse. Trupat bërtisnin “urra”, duke shoqëruar në ritëm muzikën marsh me rastin e 63-vjetorit të mundjes së nazistëve. Edhe në qytete të tjera, përveç Moskës (të ish-Bashkimit Sovjetik), në Rusi, u zhvilluan parada të tjera ushtarake për të nderuar miliona të vdekur në këtë luftë dhe veteranët. Presidenti i ri rus, Dmitri Medvedev tha për pjesëmarrësit në Moskë se, historitë e Luftërave Botërore shërbejnë si një paralajmërim se konfliktet botërore nuk lindin vetë, por nga ata që kanë ambicie të papërgjegjshme, duke shkelur interesat e shume kombeve dhe kontinenteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›