Fritzl: Kam takuar Hitlerin, jam rritur në kohëra naziste
Josef Fritzl, babai mostër 73-vjeçar nga Austria, i cili izoloi dhe përdhunoi të bijën për 24 vite me radhë, justifikon sjelljen e tij me rritjen në një epokë naziste.
Sipas revistës austriake “News” Fritzl ka deklaruar se, në moshën 3-vjeçare kishte pasur një takim fatal me Adolf Hitler, i cili kishte vizituar Austrinë, personazh që influencoi fëmijërinë e tij. Qëndrimi i tij në qeli do të vazhdojë edhe për në muaj, sa të merret vendimi. “Jam rritur në kohëra naziste, atëherë një disiplinë e ashpër ishte shumë e rëndësishme”, ka thënë Fritzl për avokatin e tij, Rudolf Mayer. “Mbase kam marrë diçka në mënyrë të pavetëdijshme, megjithatë nuk jam një mostër siç përshkruhem në media”, shton ai. Fritzl ka deklaruar për avokatin e tij se, është martuar me gruan e vet vetëm, sepse dëshironte të kishte shumë fëmijë dhe ajo i ishte dukur nënë e përshtatshme. Por për të u krijua një jetë e dytë paralele në qilarin e shtëpisë së tij. Të hënën më 12 maj përfundon periudha e parë e para-arrestit në burgun austriak St. Poelten. Rrëfimi i tij i ka çuditur të gjithë: “Dua vetëm një gjë: Të paguaj”.