E Shtunë, 31 Tetor 2026

Granoff: Durres - Kukes, zhvillim ekonomik

Perfaqesues te Bordit te Fondit Shqiptaro- Amerikan inspektuan dje punimet ne segmentet e autostrades Durres- Kukes- Morine, nje nga veprat me te medha infrastrukturore te qeverise shqiptare, si dhe pane nga afer punimet ne dy tunelet Thirre-Kalimash, qe po ndertohen ne nje terren te veshtire malor. Presidenti i Fondit Shqiptaro- Amerikan, Majkell Granoff, i pranishem ne kete inspektim, u shpreh ne nje interviste se "rruga Durres- Kukes eshte nje investim i madh i qeverise shqiptare qe i jep shtyse investimeve". Ai theksoi per Atsh se rruga eshte nje projekt i jashtezakonshem dhe shtylle kurrizore per ekonomine.

Cili eshte qellimi i vizites tuaj ketu?

Donim te vinim ta shihnim me syte tane se c'ishte ky projekt ne permasat e veta. Kam pershtypjen se eshte nje nga projektet me te jashtezakonshme qe ka pasur vendi juaj. Eshte nje hap shume i madh perpara. Kjo rruge do te lidhe jo vetem pjese te Shqiperise, te pa lidhura deri me sot, por do ta lidhe vendin tuaj me te gjithe rajonin. Padiskutim qe do te kete nje rol te jashtezakonshem per faktin qe Shqiperia dhe i gjithe rajoni jane duke u bere gjithmone e me global. Dhe ne kete aspekt, roli i Shqiperise me perfundimin e ketij projekti do te jete nga me te rendesishmit ne rajon sepse do t ju ofroje mundesi infrastrukture dhe komunikimi te gjithe pjeseve te rajonit qe e rrethojne ate. Ne konceptin tone amerikan nese do te besh ndryshime te medha duhet te besh vepra te medha. Dhe absolutisht me cfardolloj standardi per Shqiperine eshte nje projekt jashtezakonisht i madh.

Edhe si qytetar shqiptar se fundimi si ndiheni kur shikoni kete investim ?

Padiskutim keni te drejte. Si qytetar amerikan e vleresoj jashte mase. Si qytetar shqiptar jam gjithashtu shume i lumtur qe kjo po ndodh.

A do te ndikoje rruga ne investimet e Fondit Shqiptaro-Amerikan ne kete zone?

Po te keni parasysh, arterie te tilla jane si shtyllat kurrizore dhe ne momentin qe krijohet kjo shtylle kurrizore, atehere padyshim qe mundesia per te konsideruar investime ne kete zone per Fondin Shqiptaro- Amerikan behet akoma dhe me e prekshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›