“Fëmijët shqiptarë” dhe AMC dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuar

Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” i drejtuar nga zonja Liri Berisa në bashkëpunim me kompaninë AMC i kanë shpërndarë dhurata fëmijëve me aftësi të kufizuar për festat e fundvitit.
Gjatë fjalës së saj zonja Liri Berisha është shprehur se në prag festash të gjithë fëmijët duhet që të gëzojnë pavarësisht të gjitha problemeve që mund të kenë.
Ndërsa përfaqësuesi i AMC-së u shpreh se ndihma e dhënë për këta fëmijë është një kënaqësi por edhe një nder.
Fëmijët me aftësi të kufizuar morën kështu dhuratat e para për këtë fund viti. Të shoqëruar edhe nga prindërit ata kaluan një ditë ndryshe nga ditët e tjera nën shoqërinë e muzikës dhe kllounëve.