Rrokaj: Universitetet shqiptare, me shume autonomi financiare

Ligji pёr arsimin e lartё nё Shqipёri ka probleme pёr tё zgjidhur pasi ai nuk ёshtё shumё funksional. Kёshtu deklaroi dekani i Fakultetit tё Histori-Filologji Shezai Rrokaj, nё njё konferencё studentore ku u diskutua ligji i arsimit tё lartё dhe karta e Bolonjёs. Dekani Rrokaj gjithashtu u shpreh se universitetet shqiptare duhet tё kenё mё shumё autonomi finaciare dhe intelektuale.
E ndёrsa rektori i univesitetit tё Tiranёs, Dhori Kule nё fjalёn e tij u shpreh se masivizimi nё universitete duhet tё shoqёrohet me cilёsi.
Prej disa vitesh, disa nene tё ligjit tё arsimit tё lartё janё kontestuar nga profesorёt, tё cilёt kёrkojnё mё shumё autonomi, pasi sipas tyre kjo do tё sjellё edhe njё tjetёr cilёsi nё univesitetet shqiptare.