Serbia pret që PE ta miratojë raportin e Martyt

Kryetari i këshillit kombëtar për bashkëpunim më Tribunalin e Hagës, Rasim Ljajic, njëherësh ministër në qeverinë e Serbisë, ka njoftuar sot në Strasburg përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KE) me pritjet e Beogradit zyrtar që raporti i Dick Martyt për tregtinë me organeve njerëzore në Kosovë të miratohet në Parlamentin Evropian (PE), më 25 janar të vitit të ardhshëm.
Ljajic për agjencinë “Tanjug” ka thënë se sekretarit të përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare, Mathew Sarinas dhe komisarit për të drejta të njeriut, Thomas Hammarberg, përpos rezolutës, duhet të miratohen edhe udhëzimet e Komitetit të ministrave.
Ndërkohë Ljajic ka thënë se ka marrë konfirmime se Asambleja Parlamentare do të debatojë rreth kësaj çështje, dhe se do të ketë amendamente në propozim-rezolutën, ku pritet të ketë edhe një debat të hapur.
Komiteti për çështje juridike dhe të drejta të njeriut në Asamblesë Parlamentare të KE-së e ka miratuar propozim-raportin rreth tregtisë ilegale me organe njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri dhe propozimin e rezolutës përcjellëse të Dick Martyt, kundër të cilit kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar padi për shkak të pohimeve që pas krimeve qëndron ai dhe ish-UÇK-ja. Propozim-raporti i Martyt është miratuar me dy të tretën e votave në Asamblenë Parlamentare të KE-së.