"Mbeshtesim masat e forta te qeverise ndaj krimit"
Ambasadori i Prezences se OSBE-se ne vendin tone, Robert Bosh, i shprehu dje kryeministrit Sali Berisha dhe anetareve te qeverise, ngushellimet e kesaj prezence, per humbjen e jetes se kater oficereve te Policise se Shtetit ne 7 gusht. Ne nje mesazh ngushellimi, ky institucion vleresoi maksimalisht veprimet e vendosura, te ndermarra nga qeveria ndaj krimit te organizuar, por edhe perkushtimin e forcave te Policise se Shtetit. "Prania e OSBE-se ne Tirane, shprehe mbeshtetjen e forte per veprimet e vendosura dhe decizive, te ndermarra ndaj te gjitha formave te krimit te organizuar, nga qeveria shqiptare. Ne vleresojme lart rezultatet e arritura fale besnikerise, zotesise dhe perkushtimin te grave dhe burrave trima te policise", u shprehe ambasadori Bosch. Me kete mesazh ngushellimi, Prezenca e OSBE-se, shprehu mbeshtetjen e palekundur te saj, ndaj te gjitha veprimeve te ndermarra ne luften kunder krimit te organizuar. Kater oficeret e Policise se Shtetit; Fatos Xhani, Saimir Duckollari, Kastriot Feskaj dhe Altin Dizdari, humben jeten ne 7 gusht ne perleshje me te shume kerkuarin Dritan Dajti. Kater oficeret e policise, u shpallen Deshmore te Kombit dhe nderimi i tyre u be ne ambientet e Pallatit te Kongreseve. Ne nder te efektivave qe humben jeten ne krye te detyres, u mbajt edhe nje minute heshtje, si dhe dita e varrimit u shpalle dite zie kombetare. Kryeministri Sali Berisha, percaktoi po ate dite, nje mase demshperblimi prej 5 milione lekesh per familjaret e secilit prej oficereve.
Detaj
Mesazhe ngushellimi, kryeministrit Sali Berisha per oficeret e Policise se Shtetit, qe humben jeten ne 7 gusht, i erdhen dite me pare edhe nga Komisioni Evropian, i cili shprehu ngushellimet per humbjen e jetes se efektivave te policise.
Detaj
Mesazhe ngushellimi, kryeministrit Sali Berisha per oficeret e Policise se Shtetit, qe humben jeten ne 7 gusht, i erdhen dite me pare edhe nga Komisioni Evropian, i cili shprehu ngushellimet per humbjen e jetes se efektivave te policise.