E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë tendosjet SHBA-Pakistan

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 18:30

Pakistani u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë së akuzuari Islamabadin për lojë të dyfishtë me militantët islamikë.

Kryeministri Jusuf Raza Gilani, duke folur për agjencinë Reuters, tha se veprimet e njëanshme ushtarake të SHBA-së për të kapur militantët e rrjetit Haqqani brenda Pakistanit, do të paraqisnin shkelje të sovranitetit të vendit të tij.

Gilani nuk ka bërë me dije asnjë hap të Islamabadit, për të zbutur tendosjet me Washingtonin.

Ndërkohë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se “qeveria pakistaneze duhet të marrë masa për të shuar lidhjet me rrjetin Haqqani”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›