Suarez do të vazhdojë në Liverpool

Menaxheri i ri i Liverpoolit, Brendan Rodgers është optimist se Luis Suarez do të vazhdojë kontratën e tij me klubin nga Anfield Road.
Ylli uruguaian pas përfundimit të sezonit vazhdimisht është spekuluar me largim nga Liverpooli derisa kërkohet nga kampioni i Italisë, Juventus.
Kontrata e tij me klubin skadon në verën e vitit 2016 por Liverpool synon ti ofrojë atij marrëveshje të re në përpjekje për të garantuar qëndrimin e tij të mëtutjeshëm. “Shpresojmë se do të mbetet. Mua më duket se mezi pret fillimin e sezonit të ri”, deklaroi Rodgers.