E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat bëjnë shoping, meshkujt kërkojnë seks



Femër dhe mashkull. E para më e ndjeshme dhe e përkëdhëlur, i dyti kërkon më tëpër vëmendje dhe përkushtim nga partnerja. Janë të dy të ndryshëm, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në esencën e mendimeve dhe përjetimeve. Të ecin kurioze mes dyqaneve dhe vitrinave të zbukuruara, të blejnë një fustan, një veshje intime seksi apo një palë këpucë për t’i kombinuar me veshjen e re është mënyra më e këndshme e kalimit të kohës për femrat. Ai ndërkohë kënaqet me një mendim të ëmbël fizik: seksin. E ndërsa ai i rikthehet seksit, ajo bën sërish shoping.

Mendimi më i bukur i një femre: të bëjë shoping

Nuk mund të kalojnë as 60 sekonda të vetme në trurin e një femre pa menduar të bëjë shoping. Ky mendim i çudishëm e shoqëron trurin e femrës në çdo moment të ditës. Këtë fakt e pohon edhe një sondazh i revistës “Cosmopolitan”. Ndërkohë mendimi për seks, në trurin e saj vjen vetëm një herë në ditë. Nuk ka shumë rëndësi nëse është një çantë e re, një palë këpucë apo një fustan i shkurtër. Një femër është gjithmonë e gatshme të blejë diçka. Kjo kohët e fundit është kthyer në një mani. Në një sondazh të kryer në 778 femra të moshave mes 19 dhe 45 vjeç, rezultoi se 74 femra në 100 mendojnë të bëjnë shoping çdo minutë. Dhe mjafton shumë pak për të rënë në kurthin e të bërit shoping: vitrinat që gjenden kudo në rrugët dhe mjediset ku jetojnë si dhe një shumë parash, të cilat edhe pse nuk i dosponojnë, mund t’i gjejnë me pak mundim. Të dhënat e këtij studimi tregojnë se kënaqësia e veprimit zgjat edhe pas daljes nga dyqani. Kjo kënaqësi mendohet se zgjat deri në një blerje të re. Kështu, pavarësisht të ardhurave, femrat e intervistuara janë shprehur se shpenzojnë mesatarisht rreth 30 për qind të shumës së parave për veshje dhe aksesorë të ndryshëm. Kjo është padyshim një shifër që të bën të reflektosh. Pse e bëjnë këtë femrat? Është shumë e thjeshtë. Me blerjet tentohet të zvogëlohet stresi dhe të rritet në të njëjtën kohë vetëvlerësimi. Ajo që na ngushëllon në këtë rast është se të bësh shoping është një lloj terapie që jep rezultat të menjëhershëm, por që shpesh degradon deri në një patologji të blerjeve të shfrenuara, madje në mjaft raste edhe shkatërruese për marrëdhënien në çift. Ky fenomen është kaq kompleks sa kërkon patjetër mendimin e ekspertëve. Tashmë ekzistojnë figura personale si këshilluesit e blerjeve, detyra e të cilëve është të japin këshilla të vlefshme për persona të ndryshëm, si për femrat ashtu edhe për meshkujt që u pëlqen të jenë pjesë e modës së fundit. Këta këshillues shpjegojnë se si mund të shpenzosh në mënyrë sa më të rregullt për të blerë në mënyrë inteligjente dhe me buxhetin e duhur nisur nga të ardhurat e secilit.

Mendimi i mëshkujve, vetëm seksi

Një mashkull mendon për seksin dhe lojërat erotike në çdo 52 sekonda. Nëse femrat janë shquar si fanatike të blerjeve të rrobave të banjës, këpucëve apo parfumeve, meshkujt nuk janë më pak. Edhe pse jo me blerje, kërkesa dhe dëshira e tyre është pothuajse gjithmonë e lidhur me seksin. Truri i meshkujve dominohet nga një mendim i vetëm, i pagabueshëm dhe i parezistueshëm: seksi. Ata mendojnë për dëshirat e tyre seksuale çdo 52 sekonda, ndërsa në trurin e femrave kjo dëshirë vjen vetëm një herë në ditë. Në këtë mënyrë mund të shpjegohet edhe gatishëmria e përhershme e meshkujve për të qenë në kontakt të afërt me gjininë tjetër, qoftë edhe me një femër të panjohur që e josh. E dhëna më e çuditshme në këtë rast është se gjysma e femrave preferon të bëjnë shoping në shoqërinë e partnerit. Meshkujt shprehen se seksi ka të bëjë jo vetëm me mendimin por edhe me domosdoshmërinë fizike dhe në këtë mënyrë është padyshim veprimi më i bukur.

11 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›